Erjon Çobani

MSc.

ERJON ÇOBANI

Departamenti: 
Kërkim Shkencor
Kontakt:
erjon_cobani@universitetipolis.edu.al

Google Scholar

ResearchGate

Orcid

PROFILI AKADEMIK

Erjon Çobani zotëron titullin Master Shkencor në Inxhinieri Ndërtimi, profili Strukturë, pranë Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT), si dhe ekuivalentim dhe njohje të diplomës Master në shtetin e Gjermanisë. Aktualisht, ai është Asistent Lektor në Departamentin e Arkitekturës dhe Inxhinierisë prej dy vitesh, i angazhuar në lëndë si Menaxhim Ndërtimi dhe Konstruksione Betoni të Paranderur.

Erjon Çobani ka rreth 10 vite përvojë profesionale në projektim strukturor dhe menaxhim projektesh në industrinë e ndërtimit. Prej vitit 2017 deri në Gusht 2024 ai ka qenë i angazhuar profesionalisht si inxhinier ndërtimi dhe strukturash në shoqërinë Technical Planning & Development shpk (TPDN) me seli në Shqipëri dhe Greqi, me eksperiencë të gjerë në projekte publike në Rivierën Shqiptare dhe sektorin turistik privat. 

AKTIVITETET

Erjoni është aktualisht Drejtues Teknik në shoqërinë PRO PLAN studio shpk, si dhe CEO i studios së projektimit iZΞRO ingeniØr, me seli në Shqipëri. Pjesëmarrës në disa projekte të ndryshme ndërtimi dhe rinovimi të objekteve shërbimi dhe rezidencial prej 2022, si dhe mbikqyrës i punimeve të ndërtimit prej vitit 2018.