APLIKIMET PËR STUDIMET KANË FILLUAR!  APLIKO

🔴🟢 NJOFTIM PËR MATURA2026 ‼️

IMG_6276
Njoftime

🔴🟢 NJOFTIM PËR MATURA2026 ‼️

📢TË KRYEJNË PAGESËN E TARIFËS SË APLIKIMIT NË ZYRAT E POSTËS SHQIPTARE NËPËRMJET FATURËS, NGA PORTALI U-ALBANIA✅

Për të gjithë maturantët dhe kandidatët rikujtojmë se është publikuar kalendari i aplikimit universitar për vitin akademik 2026–2027.💻
🔗 Procesi i aplikimit në programet e studimit në IAL publike/private edhe këtë vit do të zhvillohet në 3 raunde.

RAUNDI 1️⃣

Data të Rëndësishme:
🔵 Pagesa e tarifës: 🗓️ 3 korrik – 24 korrik 2026
🟠 Aplikimi online i Form A2: 🗓️ 27 korrik – 1 gusht 2026
🟢 Regjistrimi në Universitet: 🗓️ 26 gusht – 8 shtator 2026

⚠️Hapi i parë i aplikimit për në universitet (publik ose privat) është pagesa e faturës për llogari të QSHA.

🗓️ Afati i pagesës: 3 – 24 Korrik 2026

Si të veproni:

Hyni në portalin ualbania.al, në seksionin “Aplikimi A2”, duke përdorur:
ID personale
ID e maturës
Shkarkoni faturën nga portali.
🔺Kryeni pagesën në njërën nga pikat e mëposhtme:
➡️Zyrat e Postës Shqiptare
➡️ Çdo bankë të nivelit të dytë

📌 Kujdes: Pagesa është e detyrueshme për të vijuar me hapat e mëtejshëm të aplikimit.

Pas pagesës:

Skanojeni mandat pagesën në format PDF
Ngarkojeni në llogarinë tuaj në portalin U-Albania
Gjimnazi juaj do të konfirmojë kodin 6-shifror, i cili do t’ju nevojitet për hapat e tjerë të aplikimit

ℹ️ Kujdes:

Mos e humbni mandat pagesën!
Përdorni vetëm PC/laptop për të kryer veprimet në portal, për të shmangur probleme teknike

📞 Për çdo paqartësi, na kontaktoni, NE JU ASISTOJME

069 408 8111
069 406 1339

Universiteti Polis
Hapësirë për mendim..

#universitetipolis #hapësirëpërmendimin
#matura2026 #tarifeaplikimi #ualbania
#bauhaus4eu #raundi1