Tamara Luarasi
2023-03-22 2:43Tamara Luarasi
Prof.
Tamara Luarasi
Departamenti:
Kërkim Shkencor
Kontakt:
tamara_luarasi@universitetipolis.edu.al

PROFILI AKADEMIK
Eksperienca ime në Shkencat Kompjuterika fillon që nga viti 1984, kur u krijua Instituti I Informatikës dhe Matematikës së Aplikuar (INIMA) ku punova për 13 vjet si analist-programiste. Më parë kam punuar si pedagoge në Universitetin e Lartë Bujqësor (1976-1984) ku jepja disa lëndë të Matematikës. Kam mbaruar studimet në Matematikë, Bachelor dhe Master në vitin 1976 dhe në 1986 kam mbrojtur PhD në Matematikën e Aplikuar dhe Shkencat Kompjuterike. Kam titullin akademik ‘Professor’ që nga viti 2016. Kam punuar ne industry dhe kam dhënë mësim në disa Universitete në Shqipëri dhe SHBA. Aktualisht jap mësim në Departamentin e Shkencave Kompjuterike të Universitetit Polis në Tiranë. Pas vitit 2000 kam dhënë mësim në Boston, Institutin e Teknologjisë Wentworth, Institutin Benjamin Franklin, Universitetin Northeastern, Kolegjin Cambridge (nga 2002 në 2010), në Universitetin Europian të Tiranës nga 2010 në 2014, dhe në Universitetin SacredHeart, Kolegjin Gateway dhe Universitetin e New Haven në Connecticut nga 2014-2019.
PUBLIKIMET E FUNDIT
“Disa aspekte të rëndësishme në dezinjimin e një aplikimi dhe procesi të Implementimit” Autorë: T.Luarasi, A.Thomo
Buletini I Shkencave të Natyrës Nr. 10 faqe 19-36 2010
“Disa teknologji moderne për zbatimin e Aplikimeve në Web” Autor: Tamara Luarasi
ECONOMICUS Nr.7 Vjeshtë 2011 faqe 209-224
“Aplikime Android që punon në mësim dhe të mësuarit” Autor: Tamara Luarasi
Buletini I Shkencave të Natyrës Nr. 13 Viti 2012 faqe 227-238
“Komunikimi i bazuar në renë kompjuterike në modelin B2B”
Autorë: Tamara Luarasi; Andi Domi; Tomi Thomo; Agim Kasaj; Erjon Baboci
Botuesi: IEEE 2014
“Animacione dhe unitet në fusha të ndryshme”
Autorë: Tamara Luarasi, Prof Robert McCloud
Libri i punimeve: KONFERENCA E PARË SHKENCORE me temë: “RISIA, MATEMATIKA
DHE TEKNOLOGJIA E INFORMACIONIT” ISC ISC – IMIT 2019