Nikolla Vesho

Lektor në degët Arkitekturë dhe Inxhinieri Ndërtimi

NIKOLLA VESHO

Departamenti: 
Arkitekturë dhe Inxhinieri Ndërtimi
Kontakt: 
nikolla_vesho@universitetipolis.edu.al

PROFILI AKADEMIK

Dr. Nikolla Vesho është Pedagog në Fakultetin e Arkitekturës dhe Dizajnit. Gjithashtu ne Masterin pasuniversitar në Restaurimin “Program-joint Polis-Ferrara”.
Dr. Vesho ka profil Inxhinier Strukturist dhe PhD ne Arkitekture ne fushen e Restaurimit.
Ai eshte lektor në lëndët “Shkenca e konstruksioneve 1&2, Teoria e Strukturave, Statika Inxhinierike, Restaurimi i Trashëgimisë Kulturore, Seismic Retrofitting Technologies etj.”, me një përvojë akademike 6 vite, 5 prej të cilave në Universitetin Polis. Ing. Vesho ka qenë iniciator i aplikacioneve BIM në projektim, duke permendur aplikimet ne auditor me klasat perkatese por edhe ne projekte konkrete ne Shqiperi dhe Greqi. Aktualisht ne lendet e Restaurimit po aplikohet metodologjia e studimit te tij doktoral me fokus “Optimizimin e traditave të restaurimit duke përdorur metoda inovative dhe algoritma specifik përmes mjeteve BIM, hBIM, MEP & FEM”.
Ing. Vesho ka dhënë një kontribut shkencor me artikuj dhe në terren në fushën e Inxhinierisë Sizmike dhe Projektimit Antisizmik në Shqipëri. Ai asistoi në ekspertizat teknike pas tërmetit të nëntorit 2019 në Durrës dhe Tiranë me grupet e inxhiniereve në terren, duke angazhuar edhe disa nga klasat e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Arkitekturës të Universitetit Polis.

PUBLIKIMET E FUNDIT

A.W. Charleson, N. Vesho, A. Marku (2020), Structural engineering observations from the 26 November 2019 M6.4 Albanian earthquake; NZSEE New Zealand society for earthquake engineering Journal, Box 2193; ISBN: 978-0-473-52983-3

Krosi F., Vesho N. (2023); Numerical Modeling of Prefabricated Large Panels Build in Albania from 1960 to 1970: Considerations and simple F.E.M. Simulations | IRJET e-ISSN: 2395-0056

P. Koka, N. Vesho. F. Shehu (2021), Analysis of 5 floors brick masonry building type 77/5; European Journal of Engineering and Technology Research, Volumi 06 | No 5 (2021) | ISSN: 2736-576X | DOI: http://dx.doi.org/10.24018/ejers.2021.6.5.2517

M. Guri, N. Vesho, A. Marku (2021), Ferrocement composites for strengthening existing school structures in Albania; IJSRCE International Journal | Volume 4 | Issue 5 | ISSN: 2456-6667

N. Vesho, I. Rusi, E. Sulaj (2019), Investigation of failure mechanism of an RC building after the November 26, 2019 Albania Earthquake; DGKS- ASES International Symposium Proceedings Serbia | volume 36 | p.189-198 | ISBN: 978-86-7518-212-2