Endri Dani

MSc.

ENDRI DANI

Departamenti:
Art dhe Dizajn
Kontakt:
endri_dani@universitetipolis.edu.al

EDUKIMI

Dani ka lindur në vitin 1987 në Shkodër, Shqipëri. Ai ka studiuar në Universitetin e Arteve në Tiranë nga viti 2006-2010 për pikturë dhe grafikë të aplikuar. Mbas përfundimit të shkollës, Dani ka ndjekur disa programe trajnimesh dhe rezidencas artistike si:

2021 – Residency Unlimited (RU), New York

2021 – Situated Residency Program, T.I.C.A – Instituti i Artit Bashkëkohor, Tiranë
2020 – Styria-Artist-in-Residence (St.AiR), Graz
2018 – Fogo Island Art Residency, Fogo Island
2017 – Vent des Forêts, Fresnes-au-Mont
2015 – SAC – Cultural and Environmental System, Puglia

Ai gjithashtu është nga bashkë themeluesit e Miza Galeri, një hapësire alternative në Tiranë e dedikuar artistëve të rinj nga rajoni.

EKSPERIENCA

Gjatë viteve 2018-2022, Dani ka dhënë kontribut si Lektor në Depratamentin e Dizajnit pranë FIN – Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Tiranë. Ne vitin 2016 ai themeloi studion e komunikimit “Kavalo Studio”. Aktualisht mban statusin e Lektorit në Departamentin e Artit dhe Dizajnit pranë Universitetit Polis.

FUSHAT E INTERESIT / LËNDËT

Endri Dani është një artist pamor ku praktika e tij artistike levron në ‘mediume’ të ndryshme.
Së fundmi, puna e tij është e orientuar thellësisht drejt hulumtimeve antropologjike, duke u përqëndruar në marrëdhënien delikate të identitetit lokal në epokën e globalizmit, duke nënvizuar paradokse, veçanërisht ato të cilat manifestohen në kulturën materiale dhe të konsumit.

AKTIVITETE / PUBLIKIME TË ZGJEDHURA

Veprat e Danit janë ekspozuar në Bienalen ‘Kochi-Muziris’, Indi (2016); Bienalen ‘Fin del Mundo’, Argjentinë (2015); Bienalen e Marrakech-it, Marrakech (2014), apo në muze të ndryshëm si: The Israel Museum, Jeruzalem (2019); Qendra Pompidou-Metz (2019), Qendra ‘Georges Pompidou’, Paris (2016); MuCEM, Marsejë (2016); Ludwig Museum – Muzeu i Artit Bashkëkohor, Budapest (2016); Fondacioni ‘Pino Pascali’, Itali (2015) dhe në Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë, ndër të tjera.