Edi Duro

MSc.

EDI DURO

Departamenti:
Kërkim i Aplikuar
Kontakt:
edi_duro@universitetipolis.edu.al

EDUKIMI

MSc. Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale, Dega Filozofi-Sociologji, 2006

EKSPERIENCA

Gjatë muajve Shkurt-Qershor 2007 ka punuar pranë Institutit të Çështjeve Kombëtare si Agjent marketingu për revistën “The National Interest”;

Gjatë vitit shkollor 2007-2008 ka punuar si mësues i caktuar për lëndën e Sociologjisë pranë shkollës së mesme të përgjithshme “Eqerem Çabej”;

Për periudhën Shtator 2008-Prill 2010 ka qënë i angazhuar në një Aktivitet Privat.

Për periudhën Prill 2010 – Tetor 2015 ka qënë i punësuar si Specialist i Problemeve Shoqërore pranë D. P. Burgjeve i caktuar në I.E.V.Penale Lezhë ku ka marrë pjesë në shumë projekte dhe trajnime të cilat si fokus kryesor kanë patur trajtimin, rehabilitimin dhe riintegrimin në shoqëri të personave në konflikt me ligjin dhe në kushtet e mungesës së lirisë

Prej muajit Tetor 2015 është i punësuar pranë Universitetit POLIS i caktuar për monitorimin, asistimin dhe mbarëvajtjen e punës pranë laboratorëve dhe arkivën të këtij universiteti.