Besnik Aliaj

Rektor / Arkitekt-Urbanist

BESNIK ALIAJ

Departamenti: 
Planifikim & Menaxhim
Kontakt:
besnik_aliaj@universitetipolis.edu.al

PROFILI AKADEMIK

Prof. Dr. Besnik Aliaj është një nga themeluesit dhe rektor aktual i Universitetit POLIS, Tiranë. Ai kreu studimet universitare në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, ku u diplomua si arkitekt-urbanist në vitin 1990. Ai punoi 2 vitet e para në pushtetin vendor si urbanist, dhe më pas për 16 vjet si pedagog dhe drejtues njësie bazë në Universitetin Politeknik të Tiranës, Departamenti i Arkitekturë-Urbanistikës, ku ka kompletuar gradën “Doktor i Shkencave” dhe ka marre titullin akademik “Profesor”. Grada Doktor është fituar pas kompletimit më parë të studimeve pasuniversitare në Universitetin Erasmus /IHS Roterdam, Holandë. Nga viti 2007 deri sot, ai i është përkushtuar ngritjes dhe konsolidimit të universitetit jopublik POLIS në Tiranë, ku ka fituar titullin “Docent”.
Prof. Aliaj ka mjaft specializime edhe ekspozime profesionale, përfshi: Danimarkë, Norvegji, Holandë, Gjermani, USA, Afrikë, Amerikë Latine, etj. Ai ka patur angazhime semestrale akademike në Universitetin e Arteve Tiranë, dhe Universitetin Darmstadt Gjermani, si dhe një pjesëmarrje si lektor dhe kontribues kryesor në shumë konferenca dhe evente shkencore ndërkombëtare. Është anëtar i jashtëm i komisioneve shkencore të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Paralel me karrierren akademike Prof. Aliaj ka një karrierë të pasur si aktivist urban dhe intelektual. Ai është një nga themeluesit e Institutit për Zhvillimin e Habitatit, Co-PLAN, dhe për një dekadë e ka drejtuar atë me sukses. Më pas ai ka patur një përvojë të veçantë në qeverisjen qëndrore, ku ka punuar si këshilltar i Kryeministrit të Shqipërisë, për reformat e planifikimit të territorit, formalizimit të ekonomisë dhe të ndërtimeve, etj. Prof. Aliaj ka qënë pjesëmarrës në disa ekipe reformash në vend dhe në qeveri të ndryshme, përfshi: decentralizimin, rajonalizimin dhe ndarjen administrative, arsimin dhe shkencën, etj. Ai ka nje CV të pasur me publicistikë, artikuj shkencorë e monografi. Puna e tij përfshin ekspertizë, konsulencë dhe projekte me komunitetet, qeverisje vendore, rajonale dhe kombëtare, pa folur për bashkëpunimin me institucione ndërkombëtare si Banka Botërore, programet e zhvillimit të OKB-së, programet për arsimin dhe shkencën të BE-së (Erasmus, Horizon, IPA), etj, si dhe kooperimin bilateral të Shqipërisë me qeveritë e Holandës, Austrisë, SHBA-se, Italisë, Zvicrës, Gjermanisë, Suedisë, etj.
Prof. Aliaj ka qënë tri herë këshilltar i zgjedhur në Këshillin Bashkiak Tiranë dhe ka marrë titullin “Fisnikëria Tiranase”. Ai ka marre edhe titullin ‘Qytetar Nderi” në Bashkinë Kamëz. Është fitues ose ka qënë i nominuar në disa konkurse profesionale ose çmime kombëtare e ndërkombëtare, përfshi Forumi Botëror Urban, Mies van der Rohe Award, si dhe njohje të kontributit nga Departamenti i Shtetit SHBA, Parlamenti Holandez, Banka Botërore, Programi UN Habitat, etj. Ai ka botuar punime në gjuhët shqip, anglisht, slovenisht, gjermanisht, italisht, holandisht. Është bashkëthemelues i 2 periodikëve shkencorë në vend, dhe i dy bienaleve për arkitekturën dhe dizajnin në Tiranë.  

PUBLIKIMET E FUNDIT

Nientied, P., Aliaj,B., & Stachowiak-Bongwa, K. (2022). SocialUrban Identity Formation and Local Gov-ernment. Current Urban Studies, 10, 361-380. DOI: 10.4236/cus.2022.103022 

Dhamo, S. Thomai, Gj. Aliaj, B. (2022) Saranda, Qyteti i Munguar. Polis_Press ISBN: 978-9928-347-06-0; Seria e Publikimeve Shkencore: QYTETET E MUNGUARA

Aliaj, B., Dhamo, S., Luarasi, S. (2022) Rethinking Gjirokastra. Can architecture and city planning stimulate hope and growth for shrinking cities? – A Project of the Joint International PhD Program IDAUP. POLIS University Albania/Ferrara University Italy; POLIS_Press; ISBN: 978-9928-347-04-6;  OMB – Observatory of the Mediterranean Basin

Aliaj, B. (2020). Reinventing city planning in a context that “hates” planning! A new role for architects, city planners and institutions. Informality through Sustainability, chapter 20, 317-332, Routledge, https://doi.org/10.4324/9780429331701

Aliaj, B., Dhamo, S., Kristo, S., Stiller, A. (2019) Albania. Decades of Architecture in Political Context. Architektur im Ringturm LVI. ISBN 978-3-99014-082-6 https://www.muerysalzmann.com/online-shop/albanien

Aliaj, B., Nientied, P. (2019) The Public in Search of Identity: New Symbolism in Urban Spaces. A Study of Central Squares of Balkan Capitals. The Role of Public Sector in Local Economic and Territorial Development, 203–237. EAI/Springer Innovations in Communication and Computing. Springer, Cham. https://doi.org/10.1007/978-3-319-93575-1_12