ÇERTIFIKATË PËR AUDITIM ENERGJITIK

AUDITIM
Njoftime

ÇERTIFIKATË PËR AUDITIM ENERGJITIK

Universiteti Polis njofton të gjithë të interesuarit për “Kursin Pasuniversitar të Auditit të Energjisë” i vlefshëm për liçensim, se shumë shpejt do të nisi
kursi i radhës pranë UPOLIS. Kursi i formimit të vazhduar ofrohet për specialistë që kanë përfunduar studimet master në degët:
Inxhinieri Ndërtimi; Inxhinieri Mekanike; Inxhinieri Elektrike; Arkitekturë dhe Inxhinieri Mjedisi (me profil energjitik).
Ky kurs është i mbështetur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës.
Në përfundim të kursit, kandidatët pajisen me ÇERTIFIKATË PJESËMARRËSE e cila lejon aplikimin për pajisjen me licensën përkatëse.
*************************
Për çdo pyetje apo paqartësi lutemi të na kontaktoni:
Pranime: +355 69 40 88 111 / +355 69 40 61 339