Universiteti POLIS – Ceremonia e Diplomimit 2026, Dita e Parë
2026-11-11 16:50Universiteti POLIS – Ceremonia e Diplomimit 2026, Dita e Parë
Një mbrëmje festive që shënoi hapjen e ceremonisë së diplomimit dhe një moment të paharrueshëm për të diplomuarit e Universitetit POLIS.
Më 10 nëntor 2026, ambientet e Universitetit POLIS u mbushën me emocione, krenari dhe gëzim. Me kurorat e dafinës mbi kokë dhe diplomat lart në duar, studentët festuan përmbylljen e një etape të rëndësishme të formimit të tyre universitar, të rrethuar nga pedagogët, familjarët dhe miqtë.
Programet e diplomimit
01Master i Integruar i Shkencave në Arkitekturë dhe Dizajn Urban
02Master i Integruar i Shkencave në Planifikim dhe Menaxhim Urban
03Master i Shkencave në Menaxhim Mjedisor Urban
04Master Profesional në Planifikim Territori dhe GIS
05Master Profesional në Arkitekturë Dixhitale
Ceremonia e diplomimit nuk është vetëm kurorëzimi i viteve të përkushtimit akademik, por edhe hapja e një kapitulli të ri, të mbushur me mundësi, sfida dhe aspirata profesionale.
Fjalët përshëndetëse
Prof. Asoc. Dr. Sotir DhamoThemelues dhe Administrator i Universitetit POLIS
Prof. Asoc. Dr. Llazar KumarakuDekan i Fakultetit të Planifikimit dhe Menaxhimit Mjedisor Urban (FPMMU)
Dr. Ledian BregasiDekan i Fakultetit të Arkitekturës dhe Dizajnit (FAD)
Elona KotarjaDiplomante në Arkitekturë
Skerdi CalaDiplomant në Planifikim
Universiteti POLIS përgëzon të gjithë të diplomuarit për arritjet e tyre dhe u uron suksese në çdo hap të rrugëtimit të ardhshëm.
UrimeTë diplomuar të vitit2026
