APLIKIMET PËR STUDIMET KANË FILLUAR!  APLIKO

Struktura të tjera të Pavarura

Struktura të tjera të Pavarura

Universiteti POLIS ka mirёpёrcaktuar “Strukturat e Pavarura” tё cilat garantojnё funksionimin dhe
qeverisjen e mirё tё institucionit.
KËSHILLI I ETIKËS

Këshilli i Etikës pranë Universitetit POLIS është një organ kolegjial këshillimor i cili diskuton probleme të etikës së jetës universitare. Ai i bën propozime Rektorit për këto çështje. Këshilli i Etikës përbëhet nga 5 (pesë) anëtarë që zgjidhen nga Senati Akademik. Kryetari propozohet nga Rektorati.

  • Dr. Elsa Toska (Kryetar)
  • Për tu vendosur (Anëtar)
  • Dr. Sonia Jojic (Anëtar)
  • Dr. Klodjan Xhexhi (Anëtar)
  • Msc (kDr). Erion Cobani (Anëtar)

Ky organ ka për qëllim:

  1. Të shqyrtojë dhe t’i propozojë Rektorit parimet etike bazë të veprimtarisë së përgjithshme të Universitetit në funksion të mbrojtjes dhe të sigurimit të të drejtave themelore të njeriut;
  2. Të shqyrtojë dhe të japë mendim për trajtimin e rasteve të veçanta ose problematike që mund të lindin në veprimtarinë e Universitetit;
  3. Të sugjerojë zhvillimin e veprimtarive etike dhe kulturore në funksion të kultivimit dhe zhvillimit të vlerave etike dhe humane.

Këshilli i Etikës ka funksione këshilluese, të kërkimit, hetimit dhe kontrollit për zbatimin dhe respektimin e normave të parashikuara në Rregulloren e Kodit të Etikës. Favorizon, ku është e mundur, zgjidhjen me mirëkuptim të mosmarrëveshjeve të mundshme etj.

KËSHILLI I PROFESORËVE

Universiteti POLIS ka mirёpёrcaktuar “Strukturat e Pavarura” tё cilat garantojnё funksionimin dhe qeverisjen e mirё tё institucionit.

  •  Miratimi i propozimeve pёr personat që kanë aplikuar për të mbrojtur doktoraturën.

  •  Miratimi i dosjeve tё personave që kanë aplikuar për tituj akademik dhe përcjellja për procedim të mëtejshëm sipas akteve nënligjore në fuqi.

Universiteti POLIS ka “Këshillin e Përbashkët të Profesorëve” me DA, Universiteti i Ferrarës, Itali, me të cilin bashkëorganizon programe të përbashkëta të nivelit të tretë. Këshilli i Përbashkët i Profesorëve është i sanksionuar me marrëveshje institucionale midis rektorëve, dhe njohur nga ministritë përkatëse të arsimit dhe shkencës në të dy vendet. Në këtë kuadër, kapacitetet e U_POLIS për staf dhe profesoriat janë maksimale.

KPPA – KOMISIONI PËR PROMOVIMIN E PERSONELIT AKADEMIK

Ky komision ka nje rol historik ne promovimin e disa titujve honorifike dhe akademike, përfshin:

      • Florian Raunig (Austri) – Universiteti Polis në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit – Ish drejtues i Kooperimit Teknik Austriak në Shqipëri, ish ambasador i Austrisë dhe i OSBE-së në Shqipëri. Kontribut i shquar për zhvillimin e vendit, dhe konsolidimin e Institutit Co-Plan dhe Universitetit Polis.
      • Sef Slootweg (Holandë) – Universiteti Polis në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit – Ekspert në nivel global për projektet e planifikimit dhe zhvillimit. Bashkëthemeleues i Institutit Co-Plan nga 1995 dhe këshilltar edhe për ngritjen dhe konsolidimin e kapaciteteve të Universitetit Polis, si dy struktura civile të pavarura dhe të qendrueshme në Shqipëri.
      • Dr. Peter Nientied (Holandë) – Universiteti Polis në bashkëpunim me Ministrine e Arsimit – Ekspert europian për zhvillim organizativ dhe urban. Ish drejtues institucionesh akademiko-kërkimore në Hollandë. Këshilltar për ngritjen e kapaciteteve dhe zhvillimin organizativ të Institutit Co-Plan dhe Universitetit Polis, dhe pedagog konsulent pranë këtyre institucioneve nga 1995 deri sot.
    • Dr. Arben Shtylla – Universiteti Polis në bashkepunim me Ministrinë e Arsimit – Ekspert dhe pedagog me përvoje nga themelimi i Universitetit Polis deri sot. Kontribut në nivel kombëtar për zhvillimin e fushës dhe institucioneve të teknologjisë së arkitekturës dhe ndërtimit në Shqipëri.
    • Dr. Merita Guri – Universiteti Polis në bashkepunim me Ministrinë e Arsimit – Kontribut i çmuar akademik, praktik dhe kërkimor në Universitetin Polis dhe Universitetin Politeknik të Tiranës; si dhe ngritjen e Shkollës së Inxhinjerisë së Ndërtimit në Universitetin Polis.
    • Dr. Sotir Dhamo – Universiteti Polis në bashkepunim me Ministrinë e Arsimit – Kontribut i çmuar akademik, administrativ dhe kërkimor në Universitetin Polis dhe Universitetin Politeknik të Tiranës, dega Planifikim Urban; si dhe ngritjen dhe konsolidimin e Universitetit Polis.
    • Dr. Besnik Aliaj – Universiteti Polis në bashkepunim me Ministrinë e Arsimit – Kontribut i çmuar akademik, administrativ dhe kërkimor në Universitetin Polis dhe Universitetin Politeknik të Tiranës, dega Planifikim Urban; si dhe ngritjen dhe konsolidimin e Universitetit Polis.
    • Dr. Godiva Rembeci – Universiteti Polis në bashkepunim me Ministrinë e Arsimit – Kontribut i çmuar akademik, administrativ dhe kërkimor në Universitetin Polis dhe Instititutin Kombëtar të Statistikës, si dhe ngritjen e profilit Statistikë-Demografi në Universitetin Polis.
    • Dr. Besnik Aliaj – Universiteti Polis në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës – Kontribut i çmuar akademik, administrativ dhe kërkimor në Universitetin Polis dhe Universitetin Politeknik të Tiranës, dega Planifikim Urban; si dhe ngritjen dhe konsolidimin e Universitetit Polis.
    • Prof. Dr. Luljeta Bozo – Universiteti Polis në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit – Kontribut i çmuar akademik, intelektual dhe kërkimor në Universitetin Polis dhe në Universitetin Politeknik të Tiranës; si dhe konsolidimin e profilit Gjeoteknik, pranë degëve Inxhinjeri Ndërtimi dhe Mjedis, Universiteti Polis.
    • Prof. Dr. Sherif Lushaj – Universiteti Polis në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit – Kontribut i çmuar akademik, administrativ dhe kërkimor në Universitetin Polis dhe në Institutet Kërkimore të Bujqësisë; si dhe konsolidimin e profili: territor, pronë, zhvillim rural, mjedisi, etj, pranë  fakultetit FPMMU dhe Këshillit të Profesorëve, Universiteti Polis.
Antarët e Këshillit të profesorëve:
1 Prof. Emeritus. Sherif Lushaj Kryetar
2 Prof. Emeritus. Pantelis Skyianis Kryetar
3 Prof. Dr. Tamara Luarasi Anëtar
4 Prof. Dr. Besnik Aliaj Anëtar
5 Prof. Thoma Thomai Anëtar
6 Prof. Asoc. Dr. Sotir Dhamo Anëtar
7 Prof. Asoc. Dr. Kristaq Gjino Anëtar
8 Prof. Asoc. Dr. Xhimi Hysa Anëtar
9 Prof. Asoc. Dr. Merita Guri Anëtar
10 Prof. Asoc. Dr. Godiva Rembeci Anëtar
11 Prof. Asoc. Dr. Skender Luarasi Anëtar
12 Prof. Asoc. Dr. Mario Ferrari Anëtar
13 Prof. Asoc. Dr. Merita Toska Anëtar
14 Prof. Asoc. Dr. Llazar Kumaraku Anëtar
SHOQATA E ISH-STUDENTËVE (ALUMNI)

Kjo strukturë pёrbëhet nga Asambleja Kushtetuese dhe Bordi Ekzekutiv. Ajo ushtron veprimtarinë e saj në koordinim të ngushtë me organet drejtuese të Universitetit POLIS dhe ka nё fokus mbarёvajtjen profesionale tё individёve qё kanё kryer studimet nё U_POLIS.

Të gjithë anëtarët e shoqatës kanë të drejtë:

  • Të jenë përfitues të mundshëm të ndonjë prej skemave apo programeve të asistencës të administruar nga Shoqata dhe/ose U_POLIS.
  • Tё përfitojnë bursa studimi apo mundësi punësimi nga rrjeti i partnerëve të POLIS, AUA dhe ALUMNI.
  • Të ekspozojnë punët e tyre në qëndrat MAD, Bienalet TAW/TDW, Ditët e Tokës etj., si dhe asete e evente të tjera të Universitetit POLIS.
  • Të marrin pjesë në jetën social-kulturore dhe aktivitetet e U_POLIS, Metro_POLIS, Co_PLAN, AUA, etj.
  • Të angazhohen në projekte të ndryshme të U_POLIS, AUA, Co-PLAN, Metro_POLIS, sipas nevojave dhe duke ju nënshtruar përzgjedhjes me garë.
  • Të njoftohen lidhur me aktivitetet e Shoqatës ALUMNI dhe AUA dhe gjithashtu të marrin pjesë në të gjitha funksionet shoqërore të Shoqatës.
  • Të përfitojnë botime e revista të Universitetit POLIS me çmim të subvencionuar.

Po nё kёtё mёnyrё, të gjithë anëtarët e shoqatës kanё detyrimin: tё paguajnё tarifën e anëtarësisë të përcaktuar nё rregulloren e anёtarёsisё, si dhe të mundësojnë mbarëvajtjen e shoqatës ALUMNI.