Shkollë Profesionale
2023-12-23 11:12Shkollë Profesionale
Për të gjithë kandidatët/maturantët të cilët kanë mbyllur me sukses arsimin e mesëm, Universiteti POLIS ofron në tërësi disa mundësi studimi universitar, sipas profilit të studimit dhe kohëzgjatjes së programit:
Programe studimi me karakter Profesional – që njihet ndryshe si “Arsimi Teknik Pas-Sekondar” ose “Pas Shkollës së Mesme” :
Programet e studimeve me karakter profesional në Universitetin POLIS synojnë pajisjen e studentëve me njohuri formuese dhe praktike bazë mbi metoda e parime të përgjithshme. Këto programe realizohen me 120 (njëqind e njëzet) kredite formimi, referuar nivelit 5 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve dhe kohëzgjatja normale e tyre është 2 (dy) vite akademike, Në përfundim të programeve të studimeve me karakter profesional lëshohet “Diplomë Profesionale” sipas programit të studimit. Gjithashtu studentet e diplomuar në këto programe kanë njohje të plotë studimesh në Shqiperi, BE dhe Amerikën e Veriut. Programi është organizuar në mënyrë të tillë që lejon konceptin “Puno dhe Mëso”. Programet në fjalë në U-POLIS janë të pasjisur me laboratorë si: 5 Laboratore Kompjuterike, Laboratori mjedisit dhe i enrgjise, Laboratori IF-FabLab, Laboratori i Materialeve te ndertimit dhe strukturave Mola, Laboratori i fotografisë, pikturës dhe qeramikës, Inkubatori sipermarres dhe Biblioteka. Shkolla ka adoptuar një program mësimor të posaçëm që stimulon ata që punojne por dhe mësojnë full-time, ata që kanë sipërmarrje familjare, personale, ose punojnë ne kompani publike e private. Ngritja e këtyre programeve është mundësuar falë edhe mbështetjes nga disa projekte europiane në fushat e arsimit profesional dhe të teknologjisë, të cilat kanë subvencionuar investimet në mësim, infrastrukturë, si dhe tarifat qe janë nga më socialet per shkollat profesionale në vend. Programet janë hapur me asistencen e Projekteve Erasmus dhe Tempus.
Tarifat
- EFICIENCË ENERGJITIKE 75,000 lekë /semestër
- MIRËMBAJTJE RRJETE KOMPJUTERIKE 75,000 lekë /semestër
Pranimi:
Aplikantët/Maturantët të cilët janë të interesuar për të vazhduar studimet në një nga programet profesionale të mësipërme mund të përdorin linkun APLIKO në të cilin mund të gjeni informacionin e nevojshëm mbi dokumentacionin që duhet të dorëzoni dhe procedurat që ndiqen për tu bërë pjesë e shkollave profesionale të Universitetit POLIS.