Research
2024-04-03 16:27Research
Kërkimi shkencor është pjesë integrale dhe e domosdoshme e arsimit të lartë, Universiteti POLIS i ndërgjegjshëm që mund të bëjë edhe më shumë në këtë drejtim, jemi të kënaqur me faktin që kërkimi shkencor ka qenë pjesë e veprimtarisë institucionale që në gjenezën e tij.
Përparësi e padiskutueshme ka qenë fakti që Universiteti POLIS u ngrit mbi përvojën disa vjecare të Co-PLAN, institut me një gamë të gjerë projektesh kërkimi shkencor e të aplikuar. Si rrjedhojë proçesi ka qenë një tranzicion nga kërkimi në mësimdhënie, që është natyrisht më i natyrshëm, më i pa sforcuar dhe më i qëndrueshëm se anasjelltas.
Për kërkimin e aplikuar shiko edhe:
• Instituti Co-PLAN
https://www.co-plan.org/
https://www.facebook.com/CoPLANTirana/
• Studio Metro-POLIS
http://www.metropolis.al
https://www.facebook.com/p/metropolis-architecture-and-planning-100063663185326/
Megjithatë, krahas përvojës së Co-PLAN dhe Metro-POLIS, dhe asaj të vetë Universitetit POLIS, kërkimi shkencor dhe ai i aplikuar mbeten sfida më e rëndësishme me të cilën përballet institucioni, i cili tashmë përpiqet të operojë në nivel rajonal dhe europian për të sjellë një impakt të prekshëm nëpërmjet kërkimit që zhvillon. Barren kresore për Kerkim e Zhvillim e mban FKZh – Fakulteti për Kërkim e Zhvillim dhe Departamentet e Njesia e tij kërkimore, pa folur për punën e mirë që bëhet në dy fakultetet e tjera.
Për më shumë shiko:
Departamenti i Kërkimit Shkencor:
• Publikime dhe Artikuj Shkencor
• Kërkime Shkencore në Kuadër të Programit Doktoral
• Punime Diplomash në Nivel Master
• Publikimet e Shtëpisë Botuese Polis-PRES
https://press.universitetipolis.edu.al/
Departamenti i Kërkimit të Aplikuar:
• Projekte të Aplikuara
• Punime të Diplomave të Shkollës Profesionale Post-Sekondare
Implementimi i njohurive të fituara në projekte konkrete, nga kërkimi i vazhdueshëm shkencor, dhe puna akademike ka arritur të tregojë rezultatet duke fituar projektet e mëposhtme.
• Projekte Kombëtare
• Projekte Bilaterale
• Projekte Europiane dhe Nderkombëtare