Programe të Integruara

Programe të Integruara

Programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë pranë Universitetit POLIS japin njohuri të thelluara, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim të pavarur në një fushë brenda një specialiteti të caktuar. Këto programe realizohen me 300 kredite dhe me kohëzgjatje të plotë gjatë 5 (pesë) viteve akademike.
Në përfundim të programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë lëshohet diplomë universitare “Master i Shkencave” sipas specialitetit të programit të studimit. Këto programe shoqërohen nga një infrastrukture e pasur laboratorike si: 5 Laboratore Kompjuterike, Laboratori mjedisit dhe i enrgjisë, Laboratori IF-FabLab, Laboratori i Materialeve të ndërtimit dhe strukturave Mola, Laboratori i fotografisë, pikturës dhe qeramikës, Inkubatori sipërmarrës dhe Biblioteka.

Për të gjithë kandidatët të cilët kanë mbyllur me sukses arsimin e mesëm, Universiteti POLIS, ofron disa mundësi studimi të mëtejshme, sipas profilit të studimit dhe kohëzgjatjes së programit. Përveç 2 Programe Master i Integruar 5-vjecar (Bachelor+MSc), Polis ofron edhe 5 Programe Bachelor.

Studime të Integruara (Bachelor + Master Shkencor):

Tarifat
  • ARKITEKTURË DHE DIZAJN URBAN      180,000 lekë/semestër   
  • PLANIFIKIM DHE MENAXHIM URBAN    150,000 lekë/semestër   

Pranimi:
Aplikantët të cilët janë të interesuar për të vazhduar studimet në një nga programet e integruara 5-vjeçare të mësipërme mund të përdorin linkun APLIKO në të cilin mund të gjeni informacionin e nevojshëm mbi dokumentacionin që duhet të dorëzoni dhe procedurat që ndiqen për tu bërë pjesë e Universitetit POLIS.
Programi është licensuar në gjuhën shqip. Por për shkak të ndërkombetarizimit të shkollës, dhe prezences së stafit cilësor të huaj, gjuha e dytë zyrtare është anglishtja. Diplomimi në këtë program parashikon sipas ligjit mbrojtjen e një nga 5 gjuhëve të huaja (preferohet anglisht në nivelin minimal Toefl B1).