Partneritete dhe Anëtarësime

Partneritete dhe Anëtarësime

Universiteti POLIS është një institucioni karakterizuar nga një dimensioni i spikatur ndërkombëtar, gjë që reflektohet në programet e studimit, përbërjen e stafit akademik, studentët por dhe në shkëmbimet intensive dhe të larmishme me partnerë të ndryshëm ndërkombëtarë si në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta kërkimore e didaktike ashtu dhe në shkëmbime të vazhdueshme dhe mobilitet të lartë mes stafit akademik dhe studentëve. U_POLIS ёshtё universiteti i parё shqiptar nёnshkrues zyrtar i Observatorit tё Kartёs sё Bolonjёs: “Magna Charta Universitatum” nё Itali.

U_POLIS ka një rrjet të zgjeruar të partnerëve kombëtare dhe ndërkombëtarë. Partnerët dhe llojet e bashkëpunimit variojnë nga partneritetet afatgjata strategjike, me të cilët U_POLIS ofron programe akademike të përbashkëta  dhe projekte kërkimore të përbashkëta, në partnerë ad hoc të përzgjedhur për veprimtari të caktuara si workshop-et e përbashkëta, veprimtaritë kërkimore të përbashkëta dhe skema për mobilizim të personelit dhe studentëve.

Partnerët e U_POLIS sipas llojit të bashkëpunimit:

ANËTARËSIME

Emri i organizatës

INSTITUCIONE TË ARSIMIT TË LARTË

Emri i IAL

INSTITUCIONE QEVERITARE

Emri i institucionit qeveritar

Akademia e Shkencave
Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit
Arkivi Qendror Teknik i Ndertimit
Ministria e Inetrgimit Evropian
Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujit
Ministria e Punës, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta
Ministria e Turizmit, Kulturisë, Rinisë dhe Sporteve
Ministria e Mbrojtjes
Bashkia Tirane
Ambasada Amerikane
Ambasada Gjermane
Ambasada Zvicerane
Ambasada Austriake/Shoqeria Austriake Shqiperi
Agjencia e Zhvillimit Austriak
Bashkia e Tetovës
Instituti i Monumenteve Kulturore
Komuna Kashar
Bashkia e Sarandës
Bashkia Burrel
Deutschzentrum
Bashkia Kamëz
Bashkia Vorë

ORGANIZATA PROFESIONALE

Emri i organizatës profesionale

Co-PLAN
Metro_POLIS
Bordi Austriak i Sigurisë Rrugore (KFV)
Autoriteti Shtetëror per Informacionin Gjeohapsinor (ASIG)
Agjencia për Promovimin e kërkimit Europë – APRE
Trashëgimia Kulturore pa Kufinj
Fondacioni i Trashëgimisë Shqiptare (AHF)
Fondacioni i Trashëgimisë Shqiptare (AHF)
Bienali Ndërkombëtar i Artit Bashkëkohor në Tiranë, TICAB
Inxhinierët pa kufinj, Bari
URI / Bells
Hanss Seidel Stiftung
AWR, Rome, Italy
Zeta Gallery
Altea & Geostudio 2000
GeoConsulting Albania
Instituti për Demokraci dhe Reforma – IDR
Cultural Heritage without Borders (CHwB)
CCC Sh.P.K.
Operatori i Sistemit te Transmetimit” OST SH.A
Infosoft Systems SHPK | Infobusiness Solutions SHPK

 

KOMUNITETI I BIZNESIT, TREGU I PUNËS

Emri i komunitetit të biznesit

Unioni Shqiptari Arkitektëve, Urbanistëve dhe Planifikuesve_ AUA
Tirana Business Park
Alba Road (IZOTERM)
REHAU
PESTAN DOO
KNAUF
Megatek
ALUFLOR Construction Group
P.T. Construction
KIKA Construction
GURI Sh.P.K
EVEREST Group
ALUMIL Group
Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë (UCCIAL)
Eksperienca Shqiptare
Agjencia e Pasurive të Paluajtshme INF-93
Shoqata e Komunave te Shqiperise (SH.K.SH)
Universiteti Bujqesor I Tiranes | Agriculture University of Tirana
Agency of Energy Eficency | Agjencia per Efiçencen e Energjise
Statistic Institue  | Instituti i Statistikave
Vore Municipality | Bashkia Vore
Terra

U_POLIS ka marrёveshje bashkёpunimi nё nivel Rektorati me UNIFE_Universitetin e Ferrarёs, Itali, mbi bazen e sё cilёs realizon shkёmbime profesorёsh e kёrkuesish tё mbёshtur nga Ministria e Jashtme e Italisё dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit nё Shqipёri. Tё dy universitetet po zbatojnё njё Program tё Pёrbashkёt Doktorature nё Arkitekturё dhe Planifikim Urban, tё njohur nё tё dyja vendet . Bashkёpunim dhe marrёveshje e konsoliduar ekziston edhe me IHS/Erasmus University Rotterdam, Holandё, mё tё cilin ёshtё punuar prej vitesh nё programe zhvillimi urban dhe ngritje kapacitetesh lokale, me mbёshtetjen e autoriteteve holandeze, sidomos tё Programeve MATRA dhe NUFFIC. Mbi kёtё bazё, palёt organizojnё edhe njё program Masteri Pasuniversitar tё pёrbashkёt, me 6 specialitete nё: Çeshtje Dizajni dhe Çeshtje Urbane.

Shkёmbime intensive dhe tё frutshme ekzistojnё prej disa vitesh edhe me TU-Vienna, Universiteti Teknik i Vienёs, Austri dhe me Universitetin e Shkencave tё Aplikuara nё Anhalt/Bauhaus Dessau, Gjermani. Marrёveshje bashkёpunimi dhe shkёmbime kanё funksionuar edhe me Universitetin Teknik tё Darmshtad-itUniversitetet e Shkencave tё Aplikuar nё Mainz, nё Karlsruhe dhe nё Cottbus, Gjermani; apo me Universitetin e Triestes, ISF/ Politekniku i Barit dhe “La Sapienza” Romё, Itali. Shkёmbime interesante ekzistojne edhe me Universitet e Beogradit, Serbisё, tё Podgorices nё Mal tё Zi,  tё Prishtinёs, Kosove dhe tё Shkupit, nё Maqedoni.

Nё nivel lokal, POLIS ёshtё anёtar i Konferencёs sё Rektorёve nё Shqipёri  dhe i AUA_Unionit tё Arkitekteve, Urbanistёve dhe Planifikuesve Shqiptarё; Universiteti ka aktivitete dhe marrёveshje bashkёpunimi me: Ministrinё e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tё Ujrave;  si dhe me Ministrinё e Integrimit Europian. U_POLIS bashkёpunon nё menyrё tё veçantё me Akademinё e Filmit dhe Multimedias “Marubi” dhe me TICAB_Tirana International Contemporary Art Biannual; si dhe me njё sёrё ambasadash tё huaja nё Tiranё, pёrfshi ato tё Holandёs, Austrisё, SHBA-sё, Zvicrёs, Gjermanisё, Italisё etj.

Çdo vit, mjaft studentё tё POLIS dhe tё shkollave partnere, angazhohen nё shkёmbime dhe projekte ndёrkombёtare, rajonale e lokale, qofshin kёto multi apo bi-laterale. Nё kёto raste, kreditet (ECTS) njihen dhe trasferohen reciprokisht sipas sitemit Europian/Ndёrkombёtar. POLIS bashkёpunon ngushtё me njё sёrё donatorёsh (SCP Svicer, DAAD Gjermani, Tempus BE, Fondi i Ekselencёs dhe Brain Gain Shqipёri, UNDP etj), si dhe me organizata tё specializuara lokale e rajonale pёrfshi: CHWB_Cultural Heritage Without Borders (nё Bosnje, Kosovё dhe Suedi), me IM_ Institutin e Monumenteve tё Kulturёs, me AHF_Albanian Heritage Foundation, me AAC_Shoqata e Komunave tё Shqipёrisё dhe me REC_Regional Environmental Center, nё Tiranё.

Së fundi, në Korrik 2015, AESOP_Shoqata e Shkollave Europiane të Planifikimit ka akredituar në Kongresin Europian të Pragës, Universitetin POLIS, pas një procesi 1 vjeçar, ku u skanuan 25 universitete Europiane. POLIS u kualifikua në përfundim të këtij procesi, ndër 3 shkollat e para, ndërsa shkollat e tjera te përfshira vijojnë plotësimet e përmirësimet. Një hap i madh ky për ndërkombëtarizimin e projektit tonë cilësor dhe një marketim ndërkombëtar për arsimin në Shqipëri!