Mirëmbajtje Rrjete Kompjuterike

Mirëmbajtje Rrjete Kompjuterike

Program Profesional Mirëmbajtje Rrjete Kompjuterike (120 ECTS, 2 vite akademike)
Profili profesional

Universiteti POLIS, synon të ofrojë një program të ciklit parauniversitar me karakter profesional Mirëmbajtje Rrjete Kompjuterike. Programi ka për qëllim edukimin dhe trajnimin cilësor të studentëve të cilët kërkojnë të specializohen në zhvillimin e njohurive në mirëmbajtjen e rrjeteve kompjuterike. Programi Profesional që propozon Universiteti POLIS synon të japë njohuri formuese dhe praktike bazë mbi çështje dhe problematika që lidhen me strukturimin dhe mirëmbajtjen e rrjeteve kompjuerike, sistemet e softuereve, me infrastrukturën e networkut si dhe me sistemin e menaxhimit të të dhënave në përgjithësi.

Temat kryesore që trajton ky program studimi:

Programi i studimit përmban 120 kredite. Kreditet janë të llogaritura sipas sistemit ECTS. Një krediti të formimit i korrespondon 25 orë mësimore punë të studentit, përbërë nga orë mësimore për transmetim dijesh në auditor (leksione, seminare, ushtrime, laboratore, etj.) dhe orë mësimore për përgatitje ose punë individuale të tij.

Mundësitë për punësim

Duke qenë një program profesional me fokus të vecantë praktikën profesionale programi në tërësi synon përgatijen teknike profesionale të studentëve mirëmbajtjen e rrjeteve kompjuterike si dhe zgjidhjen e problematikave të ndrzshme të cilat kanë të bëjnë me networkun. Ky profesion apo “zanat” është shumë i kërkuar sot në tregun e punës dhe që realisht për këtë nivel studimi nuk është i përhapur në ofertën akademike kombëtare.

 

PROGRAMI MËSIMORË

Semestri I
  • Analizë Matematike (3 kredite)
  • Anglisht (6 kredite)
  • Bazat e Rrjeteve Kompjuterike (6 kredite)
  • Basic Electrical Safety (6 kredite)
Semestri II
  • Analog and Digital Electronic (6 kredite)
  • Analiza dhe Konfigurimet (6 kredite)
  • IT Administration (6 kredite)
  • Systems Software (6 kredite)
  • Network Infrastructure (6 kredite)
  • Mirëmbajtje Rrjeti Kompjuterik (6 kredite)
  • Computer Systems Hardware (6 kredite)
  • Sistemi i Menaxhimit të të Dhënave (6 kredite)
Semestri III
  • Sipërmarrja dhe Biznesi (3 kredite)
  • Inteligjenca Artificiale (6 kredite)
  • Shkrim Akademik (3 kredite)
Semestri IV
  • Praktikë Laboratorike (6 kredite)
  • Internship (6 kredite)
  • Projekti Final (15 kredite)