Master i Shkencave në Shkenca Kompjuterike
2024-05-07 11:55Master i Shkencave në Shkenca Kompjuterike
Master në Shkenca Kompjuterike (120 ECTC, 2 vite akademike, me kohë të plotë)
Qëllimi i Programit
Qëllimi i Programit të Studimit Master i Shkencave në Shkenca Kompjuterike synon të rrisë, zgjerojë dhe forcojë njohuritë dhe aftësitë e fituara në ciklin e parë, si dhe të zotërojë njohuritë të përparuara praktike dhe teorike në fushën e shkencave kompjuterike. Programi mbështet përparimin e shpejtë teknologjik dhe ofron bazat e të mësuarit gjatë gjithë jetës, suksesin në karrierë si në mjedisin vendas ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Programi ofron dije te specializuar teorike dhe praktike ne fushen e shkencave kompjuterike dhe mundeson inovacion ne industry si dhe inovacion kerkimor origjinal ne institucionet e arsimit te larte. Programi ofron gjithashtu ekspertize mbi zgjidhjen e problemeve ne kerkim dhe inovacion dhe per perftimin e njohurive te reja nderdisiplinare. Programi i pajis studentet me aftesi per te konceptuar strategji pune ne grup qe ndihmojne ne avancimin e njohurive profesionale dhe ne vleresimin e kesaj pune.
Objektivat dhe rezultatet formuese të programit të studimit:
Programi Master i Shkencave në Shkenca Kompjuterike përgatit studentët për të arritur karrierën dhe arritjet profesionale të mëposhtme brenda viteve të diplomimit.
Niveli i pare: Njohja dhe kuptimi
Studenti do te jete i afte të:
– njohë dhe aplikojë parimet me te avancuara algoritmike dhe teorinë e shkencave kompjuterike në modelimin, projektimin dhe dizajnimin e sistemeve kompjuterike
– ne projektimin e strukturave te të dhënave, ne algoritmet paralele, kodet hash të supozimeve algoritmike, programimin heuristic, ne sigurine e informacionit, ne dizenjimin e sistemeve multimediale dhe lojërave të ndryshme, si dhe ne inteligjencen artificale dhe machine learning per te zgjidhur probleme komplekse ne industri ose ne kontekste kerkimore shkencore
– njohë pajisjet hyrëse-dalëse dhe periferike, të gjithë përbërësit e lidhur me pajisjet kompjuterike, ndërfaqet e rrjetit dhe driver-at
Niveli i dyte: Rritja e kapaciteteve per te zbatuar ne praktike njohurite teorike
Studenti do te pervetesoje keto kapacitete:
– kryejnë karrierë të suksesshme në disiplinat e shkencave kompjuterike dhe / ose ndjekja e studimeve master/doktorale në këtë fushë ose të ngjashme me të;
– të përmirësojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre përmes mësimit gjatë gjithë jetës dhe përshtatja me tregjet dhe teknologjitë në zhvillim;
Niveli i trete: Aftesite profesionale
Studenti do te marre ekspertize dhe aftesi per:
– të marre pozicione drejtuese me qëllim përmirësimin e shërbimeve në këtë fushë dhe gjithashtu të iniciojnë biznese që ofrojnë zgjidhje inovative, dhe për të bashkëpunuar në grup me qëllim realizimin e një projekti final, të pëbashkët;
– të veprojë me ndërgjegje rreth potencialeve dhe përgjegjësive të profesionit informatik në kontekstin e shkencës, teknologjisë, shoqërisë dhe njerëzimit.
Mundësitë për punësim
Duke pasur parasysh përhapjen dhe zhvillimin e teknologjisë kompjuterike sot në shoqëri ka shumë mundësi të ndryshme pune për studentët e diplomuar në shkenca kompjuterike. Disa nga mundësitë e punësimit që programi Programi Master i Shkencave në Shkenca Kompjuterike ofron janë si vijon:
- Inxhinier Software, i cili harton programe kompjuterike si dhe aplikon konceptet e shkencave
- kompjuterike për të zgjidhur probleme praktike;
- Analist i bazës së të dhënave, i cili harton dhe zhvillon programe për të mbledhur, ruajtuar dhe
- analizuar të dhëna të natyrave të ndryshme;
- Admistrator i sistemeve dhe/ose i bazës së të dhënave;
- Menaxher i sistemeve të informacionit;
- Specialist i sigurisë së informacionit dhe asaj kompjuterike;
- Menaxher apo konsulent projekti IT;
- Programues Web-i;
- Game Developer;
- Speciliast rrjetesh kompjuterike;
PROGRAMI MESIMORE
Semestri I
Programim i Avancuar (C++) (7 kredite)
Computer Aided Analyses and Design (6 kredite)
Sistemet e Shpërndara (7 kredite)
Algoritmet e Avancuara dhe Strukturat e të Dhënave (7 kredite)
Lëndë me zgjedhje (3 kredite)
(Krijimtaria Laboratorike)
(Menaxhimi i Projektit)
(Sistemet e Informacionit të Biznesit)
Semestri II
Machine Learning (7 kredite)
Inxhinieri Software (Metodat Moderne të Zhvillimit të Programeve) (6 kredite)
Siguria e Informacionit (7 kredite)
Lëndë me zgjedhje
(Programim i Avancuar (Python)) (3 kredite)
(Sisteme në kohë reale) (5 kredite)
(Data Structure) (5 kredite)
Lëndë me zgjedhje
(Zhvillimi i Lojërave) (5 kredite)
(Big Data) (5 kredite)
(Sisteme Inteligjente Multimediale) (5 kredite)
Semestri III
Rrjete dhe Teknologji të Avancuara Kompjuterike (7 kredite)
Metodat e Hulumtimit dhe Inovacionit në Shkencën Kompjuterike (5 kredite)
Laborator i Integruar në Shkencat Kompjuterike (12 kredite)
Lëndë me zgjedhje
(Shërbimi i Orientuar Kompjuterik) (3 kredite)
(Bashkëveprimi Njeri-Kompjuter) (3 kredite)
(Teknologjitë Virtuale) (3 kredite)
Lëndë me zgjedhje
(Inteligjenca e Biznesit) (3 kredite)
(Bio-Informatika) (3 kredite)
(Programim në Python) (3 kredite)
Semestri IV
Internship (5 kredite)
Shkenca Kompjuterike në Shoqëri (7 kredite)
Teza e Diplomës (18 kredite)