Master i Shkencave në Inxhinieri Ndertimi
2024-12-07 19:17Master i Shkencave në Inxhinieri Ndertimi
Master në Inxhinieri Ndërtimi (120 ECTC, 2 vite akademike, me kohë të plotë)
Profili profesional
Qëllimi i Programit të Studimit Master Shkencor në Inxhinieri Ndertimi është që të përgatisë studentët profesionalisht si Inxhinierë Ndërtimi në profilet Gjeoteknikë dhe Strukturë me mundësi integrimi në një kontekst shumëdisiplinor pune si në sektorin e punësimit privat ashtu dhe publik. Ky program studimi i ciklilt të dytë mund të konsiderohet si vazhdim i studimeve të ciklit të parë të atyre programeve të cilët japin formime me bazë të gjerë në fushën e inxhinierisë së ndërtimit. Ndarja e studimeve në dy profilet perkatëse si Gjeoteknike dhe Strukture synon të përgatisë ekspertë për tregun e punës në Shqipëri dhe Europë.
Mundësitë për punësim
Sektorët kryesorë të punësimit përfshijnë:
– Sektori privat: sipermarrje projektimi dhe ndërtimi arkitektonik e inxhinierik, firma konsulence, kontraktorë, profesionist i lirë në projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e një shumëllojshmëri projektesh; studio të projektimit inxhinierik dhe arkitektonik.
– sektori i shërbimeve dhe prodhimit industrial në fushën e ndërtimit ( materialet, pajisje, etj.)
– Sektori publik: autoritete lokale apo agjencive qeveritare; në nivelet e ndryshme të qeverisjes; duke filluar që nga bashkite e komunat e deri tek qarku apo rajonet;
– Institucionet kërkimore shkencore vendase dhe të huaja të cilat kanë për fokus fushën e ndërtimeve si psh. teknologjia e ndërtimit dhe e materialeve të ndërtimit, standartet e projektimit të objekteve të ndryshme lidhur me funksionin për të cilat projektohen, standartet teknike të detajeve arkitektonike, etj.
PROGRAMI MESIMORË
Semestri I
- Dinamika e Strukturave dhe Inxhinieria Sizmike (6 kredite)
- Mekanikë Shkëmbi (6 kredite)
- Teori e Avancuar e Strukturave 1 (Metoda Energjitike) (6 kredite)
- Projektim Arkitektonik 1 (6 kredite)
- Metoda Numerike (3 kredite)
- Materiale të Avancuara Ndërtimi (3 kredite)
- Introduction to BIM (3 kredite)
Semestri II
- Teknologji dhe Infrastrukturë Qyteti (Rrugë,Ura,Tunele) (6 kredite)
- Konstruksione Hidroteknike (6 kredite)
- Probabilitet dhe Statistikë (3 kredite)
- Teori e Avancuar e Strukturave 2 (Qëndrueshmeri) (6 kredite)
- Konstruksione Beton Arme 2 (6 kredite)
- Projektim Arkitektonik 2 (3 kredite)
Semestri III
- Restaurim dhe Perforcim i Strukturave (6 kredite)
- Konstruksione Metalike 2 (6 kredite)
- Themelet me Pilota (3 kredite)
- Teza dhe Projekt Diploma (9 kredite)
- WSHP TAW/TDW (3 kredite)
Semestri IV
- Analizë dhe Projektim Strukturor Kompjuterik i Avancuar (6 kredite)
- Konstruksione Beton Arme 3 (Special) (6 kredite)
- Metoda Kërkimore të Avancuara (3 kredite)
- Teza dhe Projekt Diploma (9 kredite)
- Internship Profesional (9 kredite)