Master i Shkencave në Dizajn të Aplikuar
2023-01-13 20:24Master i Shkencave në Dizajn të Aplikuar
Master në Dizajn të Aplikuar (120 ECTC, 2 vite akademike, me kohë të plotë)
Profili profesional
Ky program studimi synon të japë njohuri të thelluara në konceptet aplikative të dizajnit të cilat kontribuojnë në krijimin e një eksperti me formim të ri. Nisur edhe nga përvoja ndërkombetare lidhur me raportin që shkollat e artit dhe të dizajnit kanë me ato të arkitekturës mendojmë se krijimi i programit të studimit për dizajnin e aplikuar krahas asaj të arkitekturës do të ndihmonte reciprokisht të dy këto programe studimi, pasi do të përforconte dimensionin e dizajnit në një shkollë me bazament arkitekturen siç është Universiteti POLIS. Propozimi i paraqitur në këtë program studimi krijon këtë profil të ekspertit të fokusuar në aspektet aplikative të dizajnit të objekteve me vlera praktike dhe në këtë kuptim është një risi. Dizajni i aplikuar konsiderohet si ndërthurja e veprimtarive formuese që lidhen me dy komponentë kryesore: arteve të aplikuara dhe inxhinierisë. Si të tilla konsiderohen dizajni industrial, dizajni grafik, dizajni interierit, artet e aplikuara, multimedia, si edhe artet funksionale. Shpesh këtu klasifikohet edhe arkitektura dhe fotografia.
Mundësitë për punësim
Sektorët kryesorë të punësimit përfshijnë:
– Sektori privat i studiove artistike; artistë të pavarur përfshi edhe pjesën aplikative të artit; “industria” e marketimit, e botimeve, e mediave në përgjithësi, e veshjeve, e modës, e prodhimit të mobiljeve, dizenjuesi si personi që kuron imazhin; ne fushën e dizajnit të interiereve të banesave dhe lokaleve etj
– Sektori publik: në nivelet e ndryshme të qeverisjes, për të trajtuar me një frymë të re çështjet që kanë të bëjnë me edukimin e shijes estetike dhe që kanë një shkallë të lartë të impaktit shoqëror.
PROGRAMI MESIMORË
Semestri I
- Advanced Modeling 1 (6 kredite)
- Dizajn Grafik dhe Industrial (6 kredite)
- Gjeometri e Avancuar ne Dizajn (6 kredite)
- Dizajn Multimedial i Avancuar 1 (6 kredite)
- Histori dhe Teori e Dizajnit 1 (6 kredite)
Semestri II
- Histori dhe Teori e Dizajnit 2 (6 kredite)
- Dizajn Multimedial i Avancuar 2 (6 kredite)
- Dizajni Dixhital 3D dhe Parametrik (6 kredite)
- Studio dhe Teori Dizajni Interieri (6 kredite)
- Advanced Modeling 2 (6 kredite)
Semestri III
- Product Development (6 kredite)
- Metoda të kërkimit Shkencor (3 kredite)
- Teza dhe Projekt Diploma (Studio Diploma) (6 kredite)
- Entrepreneurship (6 kredite)
- Advertisement and Communication Web Design (6 kredite)
- Interior Design (6 kredite)
Semestri IV
- Intership Profesional (6 kredite)
- Introduction to Marketing (Workshop) (6 kredite)
- Interactive and Game Design Systems (6 kredite)
- Alestim (3 kredite)
- Teza dhe Projekt Diploma (6 kredite)