Master i Shkencave në Arkitekture dhe Dizajn Urban

Master i Shkencave në Arkitekture dhe Dizajn Urban

Program i integruar në Arkitekturë dhe Dizajn Urban (300 ECTC, 5 vite akademike, me kohë të plotë)
Profili profesional

Ky program studimi ofron një mënyre të re për të menduar Arkitekturën, nisur nga analizimi dhe eksperimentimi i kontekstit që na rrethon si dhe eksperiencat botërore, gjë që krijon mundësinë për t’u shkëputur nga “pozicionimi” standart i edukimit në fushën e arkitekturës. Kjo veçanti buron nga vlerësimi i potencialeve të fjetura dhe transformimi i tyre në burime frymëzimi, duke sjell në arkitekturë një frymë të re që bazohet tek ri-interpretimi i kontekstit aktual dhe transformimi i tij në vlera të reja të arkitekturës dhe shoqërisë në tërësi.

Mundësitë për punësim
Sektorët kryesorë të punësimit përfshijnë:
– Sektori privat i studiove të projektimit arkitektonik apo te kompanive te ndertimit.
– Sektori publik: nivelin e qeverisjes vendore, duke filluar që nga bashkite e komunat e deri tek qarku apo rajonet. Nivelin e qeverisjes qëndrore;
– Institucionet kërkimore shkencore vendase dhe të huaja të cilat kanë për fokus kryesor fushën e arkitekturës, ndërtimit dhe dizajnit urban.

PROGRAMI MESIMORË

Semestri I
  • Analizë Territori dhe Vendbanimi I (6 kredite)
  • Histori Arkitekture dhe Qyteti (6 kredite)
  • Studio dhe Teori Arkitekture 1A (6 kredite)
  • Gjeometri Deskriptive 1 (6 kredite)
  • Matematikë (6 kredite)
Semestri II
  • Gjeometri Deskriptive 2 dhe Gjuhë Pamore (9 kredite)
  • Analizë Territori dhe Vendbanimi II (9 kredite)
  • Studio dhe Teori Arkitekture 1B (6 kredite)
  • Histori Arkitekture dhe Qyteti II (6 kredite)
Semestri III
  • Studio dhe Teori Arkitekture 2A (6 kredite)
  • CAAD I (3 kredite)
  • Materiale Ndërtimi dhe Teknika Konstruktive (6 kredite)
  • Teknologji Arkitekture 1 (6 kredite)
  • Shkenca Konstruksioni 1 (6 kredite)
  • WSHP TAW/TDW (3 kredite)
Semestri IV
  • Topografi (3 kredite)
  • Rilevim Arkitekture (3 kredite)
  • CAAD II (6 kredite)
  • Studio dhe Teori Arkitekture 2B (6 kredite)
  • Teknologji Arkitekture 2 (6 kredite)
  • Shkenca Konstruksioni 2 (6 kredite)
Semestri V
  • CAAD III (3 kredite)
  • Studio Planifikimi Urban (9 kredite)

  • Fizikë Teknike dhe Impianistikë (6 kredite)

  • Ekonomi dhe Kantjer Ndërtimi (3 kredite)
  • Studio dhe Teori Arkitekture 3A (6 kredite)
  • Studio Dizajni Ambiental (6 kredite)
  • WSHP TAW/TDW (3 kredite)
Semestri VI
  • Urbanistikë Teknike dhe Ligj dhe Legjislacion Urban (3 kredite)
  • Rrjete Elektrike dhe Teknologjike (6 kredite)
  • Studio dhe Teori Arkitekture 3B (6 kredite)
  • Studio dhe Teori Dizajni Urban (9 kredite)
  • Analizë e Tipologjisë dhe Morfologjisë Arkitektonike (3 kredite)
Semestri VII
  • Restaurimi i Trashëgimisë Kulturore (6 kredite)
  • Dizajn Grafik dhe Industrial (6 kredite)
  • Advanced Studio in Architecture and IT (6 kredite)
  • Rigjenerim Urban dhe Projekte me Komunitetin (3 kredite)
  • Studio dhe Teori Arkitekture 4A (6 kredite)
  • WSHP TAW/TDW (3 kredite)
Semestri VIII
  • Studio dhe Teori Arkitekture 4B (6 kredite)
  • Projekt Zbatimi (6 kredite)
  • Studio dhe Teori Arkitekture Interieri (6 kredite)
  • Prefabrikim Dixhital dhe Prototipizim (6 kredite)
  • Dizajn Peizazhi (6 kredite)
Semestri IX
  • Metoda te Kërkimit Shkencor (6 kredite)
  • Studio Profesionale në Arkitekturë (6 kredite)
  • Sipërmarrja dhe Biznesi (3 kredite)
  • Studio Finale Arkitekturë 5 (6 kredite)
  • Thellim Teorik (6 kredite)
  • WSHP TAW/TDW (3 kredite)
Semestri X
  • Studio Finale Arkitekturë 6 (9 kredite)
  • Teza dhe Projekt Diploma (15 kredite)
  • Internship profesional (6 kredite)