Learning Together, Growing Together Academic & Administrative Staff Training Week at POLIS
2026-09-14 12:03Learning Together, Growing Together Academic & Administrative Staff Training Week at POLIS
Gjatë datave 9–11 shtator 2026, në Universitetin POLIS u zhvillua
Week of Academic & Administrative Staff Training, një seri trajnimesh dedikuar stafit akademik dhe administrativ, me fokus në zhvillimin profesional dhe në forcimin e praktikave bashkëkohore në mjedisin universitar.
Gjatë këtyre ditëve u zhvilluan tre sesione tematike, të orientuara drejt
qëndrueshmërisë, përfshirjes, diversitetit dhe një qasjeje të përqendruar te studenti:
– nga Dr. Endrit Marku, me fokus në integrimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs) dhe parimeve të New European Bauhaus (NEB) Compass në syllabuset mësimore.
– nga Dr. Keti Hoxha, duke trajtuar rëndësinë e diversitetit, përfshirjes, mosdiskriminimit dhe krijimit të një mjedisi universitar të barabartë, të aksesueshëm dhe respektues.
– nga Dr. Manjola Hoxha, me fokus në forcimin e një qasjeje akademike të orientuar drejt nevojave të studentëve, komunikimit, bashkëpunimit, përfshirjes dhe mbështetjes së tyre.
Këto trajnime krijuan një hapësirë për të shkëmbyer përvoja dhe për të reflektuar së bashku, duke vendosur në qendër disa nga vlerat që na udhëheqin në POLIS:
cilësinë, bashkëpunimin, përfshirjen, qëndrueshmërinë dhe studentin.