Marsela Plyku
2023-04-03 21:04Marsela Plyku
Planifikuese Urbane
MARSELA PLYKU DEMAJ
Departamenti:
Kërkim Shkencor
Kontakt:
marsela_demaj@universitetipolis.edu.al

PROFILI AKADEMIK
Marsela Plyku DEMAJ është planifikuese urbane dhe eksperte në fushën e konservimit dhe restaurimit të trashëgimisë kulturore materiale. Që prej muajit Tetor 2022, ajo është pjesë e stafit akademik të Universitetit Polis dhe njëkohësisht kandidate për studimet doktorale në arkitekturë ofruar nga Universiteti Polis në bashkëpunim me Universitetin e Ferrarës.
Marsela ka përfunduar studimet universitare në vitin 2004 në Middle East Technical University, Ankara, Turqi, nga ku edhe mori titullin Planifikues Urban. Gjatë angazhimit të saj si pjesë e stafit të Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Kulturës, Berat, ajo ka përfunduar studimet Master të Nivelit të Dytë në Rilevim dhe Restaurim Arkitektonik nga një program i përbashkët TEMPUS midis Universitetit La Sapienza në Romë, Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Universidad de Valencia në Spanjë (2004-2006). Në vitin 2006, Marsela i bashkohet stafit të Institutit të Monumenteve të Kulturës (sot Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore) ku dhe ka kryer shkollën 2-vjeçare të specializimit në konservim dhe restaurim të arkitekturës (2007-2009) ofruar nga UNESCO.
Marsela ka një përvojë pune 18-vjeçare pranë Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, periudhë gjatë së cilës ka qenë autore dhe bashkautore e shumë projekteve konservuese / restauruese, si dhe mbikqyrëse e zbatimit të punimeve restauruese. Si pjesë e grupeve teknike, ajo është angazhuar në përgatitjen e dosjeve dhe planeve të menaxhimit për shpalljen “Pasuri Botërore” të Qendrave Historike të Beratit dhe Gjirokastrës (2008), si dhe për shpalljen e “Trashëgimisë natyrore dhe kulturore të rajonit të liqenit të Ohrit” (2015-2019). Gjatë viteve 2014-2019, ajo ka qenë anëtare e Këshillit Shkencor të Institutit të Monumenteve të Kulturës (sot IKTK), organ këshillimor i Këshillit Kombëtar të Restaurimit (sot KKTKM). Gjatë 2014-2022 ka qenë anëtare e Redaksisë të revistës periodike “Monumentet”, botim zyrtar shkencor i Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore. Në vitin 2020, ajo ishte pjesë e ekipit kombëtar që përgatiti dokumentin zyrtar të Vlerësimit të Nevojave pas Fatkeqësisë (Post Disaster Needs Assessment) pas tërmetit të nëntorit 2019 në Shqipëri (kapitulli për kulturën). Në cilësinë e përgjegjësit të sektorit të Qendrës Rajonale për Konservim dhe Restaurim, IKTK, (2015-2022), ajo është angazhuar në konceptimin dhe zbatimin e programeve për forcimin e kapaciteteve profesionale (kurse trajnimi kombëtare dhe rajonale si dhe Atelie Restaurimi) nën koordinimin e UNESCO-s.
Fushat kryesore të interesit përfshijnë zhvillimin e planeve të menaxhimit për sitet e trashëgimisë kulturore dhe zonat e trashëgimisë botërore, hartimin e vlerësimeve të ndikimit në trashëgimi (heritage impact assessments) për qendrat historike, sitet arkeologjike etj.. Ajo ka interes të veçantë në qasjen ndërdisiplinore që përfshin planifikimin urban, trashëgiminë kulturore, zhvillimin e qendrueshëm dhe komunitetin.
PUBLIKIMET E FUNDIT
Plyku Demaj, M (në proces) “Prof. Dr. Aleksandër Meksi, Xhamitë e Shqipërisë, Historia, Arkitektura, shek XV-XIX, AIITC, Tiranë 2015” , Recensë, Monumentet 61, 2022
Plyku Demaj, M., (2021); Introducing the “Risk Component” in Heritage Management Planning; International Conference, Athens, July 7-9, 2021, PROCEEDINGS, In the frame of the project“Mo.Na: Monuments in Nature: A Creative Co-existence”, ISBN 978-960-9677-06-6
Plyku Demaj, M. – Gjata, K., (2021) “Rapid Damage Assessment in Earthquake Damaged Heritage Buildings. Case Study of 2019 November 26th Earthquake in Albania”; International Conference, Athens, July 7-9, 2021, PROCEEDINGS, In the frame of the project“Mo.Na: Monuments in Nature: A Creative Co-existence”, ISBN 978-960-9677-06-6
Plyku Demaj, M. – Gjata, K.; (2020) “Post Disaster Needs Assessment Albania– Volume A and Volume B; Culture sub-sector”, pg.62-69
Gjata, K.-Çuku, R.-Plyku, M.; (2014); “Arkitektura, identiteti dhe fazat e ndërtimit të kishës bizantine të Shën Mëri Vllahernës, Berat”; Monumentet 52 / 2011-2014, Tiranë