Kujtim Halili
2023-03-22 13:17Kujtim Halili
kDr.
KUJTIM HALILI
Departamenti:
Art dhe Dizajn
Kontakt:
kujtim_halili@

EDUKIMI
Ka studiuar në “Akademinë e Arteve” sot Universiteti i Arteve, Tiranë, ku është diplomuar si “Skulptor” në vitin 2010. Aktualisht vazhdon doktoraturën në programin: “Art dhe Trashëgimi Kulturore” në Shkollën Internacionale të Doktoraturës, në Universitetin e Seviljes, ku vite më parë do të përfundonte Masterin pasuniversitarë në Art: “Ide dhe Prodhim” (2012-2013).
Në të njëjtën kohë që kreu këto studime do të zgjerojë njohuritë e tij duke përfunduar një shkollë Teknike të Lartë në “Dizajn të Qeramikës Artistike” për të vijuar më tej me një tjetër gradë në “Dizajnin e Poçarisë” (artizanale), po në Shkollën e Artit të Seviljes.
EXPERIENCE
Në vitet 2013-2018 është Asistent Nderi në Departamentin e Skulpturës dhe Historisë së Arteve Plastike. Fakulteti i Arteve të Bukura, Universiteti i Seviljes (Spanjë) në lëndët, “Skulptura polikromuar”, “Bazat e skulpturës “, “Diskursi mbi Skulpturën dhe Mjedisi i saj”,“Gdhëndje skulpturë -IV“ dhe “Fonderi Artistike“.
Gjatë kësaj përiudhe pati një shkëputje 2 –vjeçare (2014-2016), për tu angazhuar si profesor i “Teknikat e Sepecialitetit – Qeramikës Artistike” në Universitetin e Arteve të Tiranës.
(2013 -2014): Koordinator programi: Ndërlidhje akademike ndërmjet Universitetit të Seviljes dhe Universitetit të Arteve Tiranë: Departamenti i Skulpturës dhe Historis së Arteve Plastike. Fakulteti i Arteve të Bukura. Arsimi i Lartë. Universiteti i Seviljes –Spanjë.
(2008 – 2010): Anëtar Senati dhe Anëtar Këshilli Akademik: Përfaqësues me të drejtë vote në Senatin e Universitetit dhe Këshillin e Profesoreve të Fakultetit të Arteve të Bukura: Universiteti i Arteve, Tiranë (UART). Arsimi i Lartë.
FUSHAT E INTERESIT / LËNDËT
Eshtë një artist pamor, kurator (Menaxhues Arti) dhe studiues në Arte dhe Trashëgimi Kulturore. Mban statusin e Lektorit në departamentin e Artit dhe Dizajnit.
Në këtë universitet, është angazhuar si titullarë në modulet (lëndët): “Modelim” dhe “Qeramikë”, si dhe lektor ndihmës në modulet “Gjuhë Pamore” , “Fenomenologjia e Objektit” dhe “Gjuhë Pamore në Arkitekturë”.
AKTIVITETE / PUBLIKIME TË ZGJEDHURA
15 -19 Maj 2017: Ekspozitë: “Shkrirja e Xhamit artizanal”, Kuruar nga artisti: z. Javier Velasco Bashkautor i veprës së prodhuar në Workshop, me titullin “DIANA EMBOSCADA”, e instaluar në oborrin kryesor të fakultetit, (kohëzgjatja e trajnimit 20 orë). Master në Art: “Ide dhe Prodhim”, Fakulteti të Arteve të Bukura- Universiteti i Seviljes.
17 Dhjetor 2015 -31 Janare 2016: Ekspozitë Individuale, “Terra Nostra”. Qëndra e Interpretimit te Historisë- Ubrique “San Juan de Letran”. Në bashkëpunim me të deleguarin e kulturës- Bashkia Ubrique (Spanjë).
13 Janar – 20 Shkurt 2017: Ekspozita Kolektive e Arteve Plastike: “ARTE APARTE”, Edicioni 9 (pjesa-II). Me mbeshtetjen kuratoriale të Artistit: Miguel Scheroff. Muzeu i Artit Bashkëkohorë “La Carolina” dhe Qëndra Kulturore Jáen-Spanjë.
24 Prille –21 Maj 2015: Ekspozitë Internacinale Skulpturë, “Externato Joao Alberto Faria”. Qëndra Kulturore do Morgado dhe Bashkia “Arruda Dos Vinhos” -Portugali.
26 Mars –04 Prille 2015: Ekspozitë Kolektive e Artit Pamorë, “Pranvera ART”: (Edicioni VI). Muzeu Historik Kombetarë: Tiranë.
04 – 10 Qershor 2014: Dizenjues i Kupës; (Fitues i çmimit të parë) “21 Muestra de Teatro Escolar”: (Edicioni XXI, i Teatrit Shkollore). Bashkia e Seviljes, “TEATRI ALAMEDA”.
24 – 27 Qershor 2014: Eksozitë Kolektive e Artit Pamorë, “El arte como el fuente de empleo”, (Arti si burim pune). Bashkia e Seviljes, Qëndra Civile “Las Serenas” Sevilja- Spanjë.
08 Mars 2014 – 10 Maj 2014: Ekspozitë Kolektive e Artit Pamorë, “Orgía Gráfica”. Claustro del Convento de Capuchino; Ubrique –Spanjë.
17 Prill 2013: Konkurs kombetarë skulpturë, kushtuar Figurës së “Dom Nikollë Kaçorri”. Galeria Kombetare e Arteve, Tiranë (GKA).
Janar – Shkurt 2013: Projekt i Artit Pamorë, “No Fijar Carteles”; (Mos ngjit postera). Master Universitarë në Arte “Idea y Producción”, (Ide dhe Prodhim): Sevilje –Spanjë.
12 Korrik 2012: Ekspozitë Kolektive, “Another star in the blue sky”, (Një tjetër yllë në qiellin blu). Qëndra Kombetare e Artit dhe Kulturës, Universiteti i Arteve, Qëndra e Bashkimit Europian.
13 Maj 2012: Konkurs kombetarë skulpturë, kushtuar Figurës së “Hasan Prishtina”. Galeria Kombetare e Arteve, Tiranë (GKA).
10 -24 Prill 2012: Ekspozitë kolektive, “Riberas del Guadalquivir”. Salla e ekspozitave, Pabellón de Chille, Sevilla: Spanjë.
15 Mars 2012: Konkurs internacional skulpturë, kushtuar, ”100 vjetorit të Pavarsisë”. Galeria Kombetare e Arteve, Tiranë (GKA). 29 Maj 2010: Konkurs i skulpturës, ‘’Edgardo Mannucci’’, (Edicioni i XVII); Arcevia,Itali: Rotary International- Italia.