Kristaq Gjino
2023-03-23 17:45Kristaq Gjino
Prof. Asoc. Dr.
KRISTAQ GJINO
Departamenti:
Kërkim Shkencor
Kontakt:
kristaq_gjino@universitetipolis.edu.al
PROFILI AKADEMIK
Prof.As. Dr. Kristaq GJINO – ka rreth 35 vjet përvojë akademike. Ai ka formim universitar në shkencat e matematikës, dhe ka qënë i punësuar me kohë të plotë pranë Fakultetit te Shkencave të Natyres, Universiteti i Tiranes, deri në vitin 2019, duke qënë lektor kryesor në lëndët ‘Analizë Matematike’ dhe në atë të ‘Teorisë së Funksioneve të Variablit Kompleks’ në degët Matematikë, Matematikë e Aplikuar dhe Informatikë. Në vazhdim vijon te punoje ende me kohë të pjesëshme pranë këtij Fakulteti.
Që prej vitit 2006 ai ka qenë lektor i lëndës së ’Matematikës’ pranë Universitetit Polis, sidomos në degët Arkitekturë, Planifikim Urban, Mjedis, Inxhineri Ndërtimi dhe Shkenca Kompjuterike, duke qënë një nga pedagogët më të vjetër të ketij Universiteti. Tashmë është edhe pedagog i brendshëm në U-POLIS ku vec mësimit kontribuon edhe si antar i Këshillit të Profesorëve. Ai mentoron kërkues shkencorë dhe stafin e ri akademik në department.
Prof. Gjino eshte autor i mjaft artikujve shkencore, dhe botimeve në fushën e tij, përfshi tekste universitare bazë që shërbejnë për mësimin e matematikës në nivelin 12 vjecar dhe universitar të edukimit. Ai ka marrë pjese në mjaft konferenca e specializime brenda dhe jashtë vendit, duke spikatur si një nga njohësit më të mirë të kësaj fushe në vend dhe një nga personalitetet e akademisë dhe pedagogjisë për matematikën.