Blerta Mjeda

DR.

BLERTA MJEDA

Departamenti: 
Planifikim dhe Menaxhim
Kontakt: 
blerta_mjeda@universitetipolis.edu.al

PROFILI AKADEMIK

Blerta Mjeda mban gradën Doktor i Shkencave Ekonomike, të fituar në Korrik, 2019 në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, me temë “Analiza e Menaxhimit të Riskut dhe pasigurisë në Projektet e Naftës. Rasti Kompania Albpetrol Sh.A“.

Gjatë periudhës 2003-2005 ka përfunduar studimet Master shkencor për Informatikë Ekonomike, Projekt për vendet Post Komuniste, me internship në Bremen, Gjermani, pranë Institutit Kërkimor BIAS (Bremer angewandte Strachltechnik, GmbH) 

Është diplomuar në 2003 pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës pas përfundimit me sukses të studimeve të larta në programin e studimit 4-vjeçar “Administrim Biznesi”. 

Ka marrë pjesë dhe ka përfunduar me sukses shumë kualifikime, trajnime, internship si MATRA Pre-Accession Training Programme (MATRA PATROL), në Hagë, Hollandë, kursin për Menaxhimin dhe Kontrollin Financiar, pjesmarrëse në Akademinë e Lidershipit pranë Shkollës së Studimeve Politike, shkollën Verore për Rregullat e Shërbimeve Publike Lokale pranë Fondazione per l-Ambiente, Torino, Itali. 

Ass/lektore e Jashtme pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Luigj Gurakuqi’ të Shkodrës që nga viti 2006 e në vazhdim. 

Me 16 Shtator 2024 është Lektore pranë Departamentit Planifikim dhe Menaxhim në Universitetin “Polis”.

Eksperienca e saj profesionale si Drejtore Finance në Bashkinë Shkodër, eksperiencë profesionale prej më shumë se 10 vite në Menaxhimin e Financave Lokale, pjesmarrëse në shumë Trajnime, workshop dhe takime me Ministrinë e Financave, Departamentin e Administratës Publike si dhe Training of Trainers (Tot) në fushën e Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit.

Ka marrë pjesë në konferenca, aktivitete dhe publikime shkencore kombëtare e ndërkombëtare si në Poloni, Itali, Angli, Shqipëri.

PUBLIKIMET E FUNDIT

Mjeda, B, (2022), The Role and the Importance of the Internal Public Financial Control in Local Governments “, në Konferencën Ndërkombëtare: “New Perspectives on Global Education research & Innovation” 27-28 Tetor 2022, Universiteti, ‘Luigj Gurakuqi”, Shkodër. 

Mjeda, B, (2021) “Impakti i Covid-19 në Bashkinë Shkodër. Nxitja dhe zhvillimi i biznesit.”, në Konferencën Shkencore Ndëruniversitare “Mundësitë dhe sfidat për një turizëm të qëndrueshëm”. 27 Maj 2021 platforma Online Zoom, Universiteti Marin Barleti 

Mjeda, B, (2021), “Analiza e riskut dhe pasigurise ne projektet e naftes. Rasti Kompania Albpetrol Sh.A“, në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore  e 11-të  e Fakultetit të Biznesit Universiteti Aleksander Moisiu, Fakulteti Ekonomik, 27-29 Maj 2021, Durrës ,Shqipëri