APLIKIMET PËR STUDIMET KANË FILLUAR!  APLIKO

Ceremonia e Diplomimit 2026 – Dita e Tretë

Universiteti Polis Graduation Ceremony 2026
DiplomimiFAD

Ceremonia e Diplomimit 2026 – Dita e Tretë

Një mbrëmje festive që përmbylli Ceremoninë e Diplomimit 2026 dhe la një pyetje për të diplomuarit në dizajn dhe inxhinieri: çfarë do të thotë “suksese më tej”?

Më 12 nëntor 2026, holli i Universitetit POLIS u mbush për të tretën mbrëmje radhazi me emocione, krenari dhe gëzim. Në fjalën e saj, Prorektorja Dr. Elona Karafili i ftoi të diplomuarit të mos lejojnë që dikush tjetër ta përkufizojë suksesin për ta dhe të mos ngatërrojnë simbolet e tij me thelbin: për dizajnerët dhe inxhinierët, suksesi mund të jetë të projektojnë dhe të ndërtojnë më mirë, jo domosdoshmërisht më shumë.

Programet e diplomimit
01Bachelor në Art Dizajn
02Master i Shkencave në Dizajn i Aplikuar
03Bachelor në Inxhinieri Ndërtimi
04Master i Shkencave në Inxhinieri Ndërtimi
Suksesi nuk matet vetëm me atë që arrijmë të zotërojmë, por edhe me atë që arrijmë të krijojmë, të ndryshojmë dhe t’u lëmë të tjerëve.Dr. Elona Karafili, Prorektore
Fjalët përshëndetëse
Dr. Elona KarafiliProrektore e Universitetit POLIS
Dr. Ledian BregasiDekan i Fakultetit të Arkitekturës dhe Dizajnit (FAD)
Stela ZhupaDiplomante në Inxhinieri Ndërtimi
Desara LleshiDiplomante në Dizajn të Aplikuar

Me këtë mbrëmje u përmbyll Ceremonia e Diplomimit 2026. Universiteti POLIS përgëzon të gjithë të diplomuarit dhe u uron shumë sukses, por mbi të gjitha, që të kenë suksesin e tyre!

UrimeTë diplomuar të vitit2026