APLIKIMET PËR STUDIMET KANË FILLUAR!  APLIKO

UNIVERSITETI POLIS OFRON BURSË TË PLOTË PËR NJË SEMESTËR NË ITALI

1000465432
MobiliteteNjoftime

UNIVERSITETI POLIS OFRON BURSË TË PLOTË PËR NJË SEMESTËR NË ITALI

Universiteti POLIS, në kuadër të Projektit Erasmus+ KA1, u ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e dytë të vitit akademik 2026–2027 në Universitetin Politeknik të Barit, Itali. Ja si të aplikoni, hap pas hapi.

1

Kontrolloni nëse mund të aplikoni

Thirrja është e hapur për studentët e regjistruar në:

Arkitekturë, viti i 3-të dhe i 4-tMaster në Art Dizajn, viti i 1-rë
2

Përgatitni dokumentet

✓Formulari i aplikimit
✓Vërtetim studenti
✓Listë notash
✓Portofoli i projekteve
✓Dëshmi e anglishtes, niveli B2
✓CV në gjuhën angleze
✓Fotokopje e pasaportës
3

Aplikoni

Plotësoni formularin e regjistrimit online.

Dërgoni të gjitha dokumentet me email në [email protected].

4

Përzgjedhja

Kriteri kryesor është nota mesatare e studimeve deri në këtë moment.

Studentët përfitues përzgjidhen nga Bordi i përbashkët i Universitetit POLIS dhe Universitetit Politeknik të Barit.

Afati i aplikimit
30 nëntor 2026
Për më shumë informacion, kontaktoni:
[email protected]