Njoftim për transferimin e studimeve në programet Bachelor dhe programet e integruara 5-vjeçare
2026-09-02 11:59Njoftim për transferimin e studimeve në programet Bachelor dhe programet e integruara 5-vjeçare
Njoftim për transferimin e studimeve në programet Bachelor dhe programet e integruara 5-vjeçare
Universiteti POLIS njofton se procesi i aplikimit për transferimin e studimeve
në të gjitha programet Bachelor dhe programet e integruara 5-vjeçare, për vitin akademik
2026–2027, ka nisur më datë 1 Shtator 2026.
Kriteret e aplikimit
-
Kandidatët duhet të jenë studentë të regjistruar në programe studimi të akredituara,
që i përkasin të njëjtit cikël studimesh dhe që ofrohen nga institucione të arsimit
të lartë publik ose privat, brenda ose jashtë Republikës së Shqipërisë, në të njëjtat
ose në programe të ngjashme me ato që ofron Universiteti POLIS. -
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e pranimit për programin përkatës të studimit
të ofruar nga Universiteti POLIS.
Dokumentet që duhet të dorëzohen
Dokumentet duhet të dorëzohen pranë Zyrës së Pranimeve,
gjatë periudhës 01–12 Shtator 2026.
- Formulari i aplikimit i plotësuar (merret pranë Zyrës së Pranimeve);
- Përshkrimi i lëndëve të programit të studimit dhe sylabuset;
- Vërtetim notash (Transkripti) që përmban listën e lëndëve me notat dhe kreditet përkatëse;
-
Kopje e noterizuar e Diplomës së Maturës Shtetërore e shoqëruar me listën e notave,
ose diplomës së shkollës së mesme të marrë jashtë vendit e shoqëruar me listën e notave; -
Nëse studimet e mesme janë kryer jashtë Shqipërisë, dokumenti i ekuivalentimit
i lëshuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore e Republikës së Shqipërisë.
DATAT KRYESORE
01–12 Shtator 2026
Aplikimi i kandidatëve pranë Zyrës së Pranimeve
Aplikimi i kandidatëve pranë Zyrës së Pranimeve
17 Shtator 2026
Shpallja e listës së aplikantëve
Shpallja e listës së aplikantëve
23 Shtator 2026
Vlerësimi i aplikimeve nga komisionet përkatëse
Vlerësimi i aplikimeve nga komisionet përkatëse
28 Shtator 2026
Shpallja e listës përfundimtare të kandidatëve të pranuar
Shpallja e listës përfundimtare të kandidatëve të pranuar
05–09 Tetor 2026
Regjistrimi përfundimtar i kandidatëve të pranuar pranë Zyrës së Sekretarisë Mësimore
Regjistrimi përfundimtar i kandidatëve të pranuar pranë Zyrës së Sekretarisë Mësimore
16 Tetor 2026
Regjistrimi i kandidatëve të pranuar për vendet e mbetura bosh
Regjistrimi i kandidatëve të pranuar për vendet e mbetura bosh
Për më shumë informacion
Zyra e Pranimeve, Universiteti POLIS