FILLON PROCESI I REGJISTRIMEVE – RAUNDI I
2026-08-25 17:18FILLON PROCESI I REGJISTRIMEVE – RAUNDI I
Viti Akademik 2026–2027 Universiteti POLIS
Universiteti POLIS njofton të gjithë fituesit e Raundit I se procesi zyrtar i regjistrimeve zhvillohet në periudhën:
26 Gusht – 8 Shtator 2026
Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim
- Fotokopje të dokumentit të identifikimit (ID ose Pasaportë).
- Fotokopje të Dëftesës së Pjekurisë së bashku me Certifikatën e Notave, ose diplomë/dëftesë studimi të fituar jashtë vendit dhe të njësuar nga MASR (QSHA), e shkarkuar nga e-Albania.
- Deklaratën sipas udhëzimit të MASR (plotësohet pranë Universitetit POLIS).
- 2 fotografi personale (format dokumenti).
- Mandat-pagesën e tarifës së regjistrimit dhe semestrit të parë.
Të dhënat bankare për pagesën
Përfituesi: UNIVERSITETI POLIS SHPK
Banka: Tirana Bank
IBAN: AL06 2061 1107 0000 1153 0498 0100
Numri i llogarisë: 0115-304980-100 CB
Monedha: Lek
SWIFT Code: TIRBALTR
Oraret e punës për Raundin I
E hënë – E Dielë | 08:00 – 16:30
069 408 8111
069 406 1339
Ju mirëpresim në Universitetin POLIS dhe ju urojmë suksese në fillimin e rrugëtimit tuaj akademik