OPEN DAY PhD
2026-05-29 9:10OPEN DAY PhD
Momente nga zhvillimi i Open Day të programit IDAUP, i mbajtur më 26 Maj 2026 në Universitetin POLIS. Aktiviteti mblodhi kandidatë të interesuar, studiues, akademikë dhe profesionistë që synojnë të ndjekin studimet e doktoraturës në Arkitekturë dhe Planifikim Urban. Pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen më nga afër me programin ndërkombëtar të doktoraturës International Doctorate in Architecture and Urban Planning (IDAUP), një program i përbashkët ndërmjet Universitetit POLIS dhe Universitetit të Ferrarës, duke marrë informacion mbi strukturën akademike, mundësitë kërkimore, bashkëpunimet ndërkombëtare, kriteret e pranimit, pozicionet e disponueshme dhe procedurat e aplikimit për Ciklin e 42-të të Doktoraturës. Një vëmendje e veçantë iu kushtua procesit të aplikimit, dokumentacionit të nevojshëm, përgatitjes së projekt-propozimit kërkimor, letrave të rekomandimit dhe procedurave të intervistimit. Kandidatët e interesuar kujtohen se afati i fundit për aplikim është data 24 Qershor 2026, ora 12:00 (CET+1). Informacioni i detajuar mbi programin, kriteret e pranimit dhe mënyrën e aplikimit mund të gjendet në linkun: https://universitetipolis.edu.
Related Posts
Search
Categories
Popular tags








