Universiteti POLIS organizon workshop-in e parë rajonal Bauhaus4EU mbi sfidat urbane dhe rajonale
2026-03-12 10:17Universiteti POLIS organizon workshop-in e parë rajonal Bauhaus4EU mbi sfidat urbane dhe rajonale
Universiteti POLIS organizon workshop-in e parë rajonal Bauhaus4EU mbi sfidat urbane dhe rajonale
Më 11 mars 2026, Universiteti POLIS organizoi një workshop rajonal në kuadër të Aleancës Bauhaus4EU, duke mbledhur përfaqësues nga akademia, institucionet publike, shoqëria civile dhe sektori privat për të diskutuar sfidat kryesore urbane dhe rajonale që lidhen me Shqipërinë dhe rajonin më të gjerë.
Aktiviteti u hap dhe u moderua nga Zëvendësrektorja Elona Karafili, e cila mirëpriti pjesëmarrësit dhe theksoi rëndësinë e dialogut bashkëpunues mes universiteteve dhe aktorëve territorialë. Workshop-i kishte si qëllim mbledhjen dhe hartëzimin e sfidave rajonale, nxitjen e dialogut ndërsektorial dhe përkthimin e këtyre ideve në iniciativa të orientuara drejt së ardhmes, si kurse të bazuara në sfida (challenge-based courses), living labs dhe projekte bashkëpunimi me Bashkimin Evropian.
Aktorë të ndryshëm, përfshirë përfaqësues nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri, Bashkia e Tiranës, kompani të sektorit privat dhe organizata të shoqërisë civile, kontribuan me perspektivat e tyre mbi sfidat kryesore të zhvillimit dhe mundësitë për bashkëpunim me akademinë. Përmes diskutimeve në tryeza të rrumbullakëta dhe workshop-eve tematike, pjesëmarrësit identifikuan së bashku fusha prioritare që lidhen me qëndrueshmërinë, aksesueshmërinë, inovacionin dhe zhvillimin territorial gjithëpërfshirës.
Workshop-i u përmbyll me një seancë plenare ku u konsoliduan rezultatet e diskutimeve dhe u përcaktuan disa drejtime strategjike për bashkëpunimin e ardhshëm mes Universitetit POLIS dhe aktorëve rajonalë në kuadër të Bauhaus4EU.
Related Posts
Search
Categories
Popular tags