NJOFTIM ME RËNDËSI PËR MATURËN 2025!
2025-07-18 22:22NJOFTIM ME RËNDËSI PËR MATURËN 2025!

(29 KORRIK – 03 GUSHT 2025)
—
Rikujtojmë gjithë maturantët që kanë interes për të vijuar studimet pranë Universitetit POLIS se në datat 29 Korrik me 3 Gusht 2025, duhet të përzgjedhin UPOLIS me programin ku kanë interes në formularin A2 (online) te portali U-Albania.
Ju rikujtojmë gjithashtu se Universiteti Polis ofron mundësi dhe Programe Studimi si më poshtë :

• Bachelor në Art-Dizajn 

• Bachelor në Inxhinieri Ndërtimi 

• Bachelor në Software Eng &AI 

• Bachelor në Shkenca Kompjuterike 

• Bachelor në Administrim Biznesi 


• MSc në Arkitekturë e Dizajn Urban 

• MSc në Planifikim e Menaxhim Urban 

Në këto programe (Bachelor ose Programe të Integruara MSc) kriter për pranimin është vetëm nota mesatare me vendim nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe testi i pranimit që do të zhvillohet ne ambientet e universitetit në datat 11 / 14 / dhe 18 Gusht ora 10:00.

• Teknik i Lartë për Eficencë Energjitike 

• Teknik për Mirëmbajtje Rrjetesh IT 

Në këto programe nuk ka kushte për mesatare.
Mjaft të keni një diplomë të shkollës së mesme!
—
Të gjitha programet e studimit që ofrojmë janë të miratuara, licencuara dhe akredituara maksimalisht nga institucionet përkatëse në Shqipëri dhe janë anëtare të shkollave evropiane! 



Krahas Ri-akreditimit Kombëtar ,Universiteti Polis gëzon dhe një ri-akreditim ndërkombetar, Britanik nga QAA.
Për çdo pyetje apo informacion shtesë, jeni të lutur të na kontaktoni në çdo kohë në :
Mob: +355 69 40 88 111 / +355 69 40 61 339
ose
na shkruani në rrjetet tona sociale FB/Insta
Website: www. universitetipolis.edu.al
Suksese dhe ju mirëpresim në
UNIVERSITETIN POLIS – HAPËSIRË PËR MENDIM!
I
POLIS!

#UPOLIS #HAPËSIRË_PËR_MENDIM
#cilësi #siguri #ndërkombëtarizim