ICCSM2025: Teknologjia dhe Menaxhimi në Fokus
2025-07-04 9:12ICCSM2025: Teknologjia dhe Menaxhimi në Fokus
Universiteti POLIS organizoi me sukses, më datat 26 dhe 27 Qershor 2025, Konferencën e Parë Ndërkombëtare “COMPUTER SCIENCES & MANAGEMENT – ICCSM2025: Touchpoints, Where Digital and Business Become Human”, e cila u zhvillua në ambientet e universitetit në Tiranë.
Ky aktivitet akademik ndërkombëtar solli në vëmendje tema aktuale dhe sfiduese në fushat e teknologjisë së informacionit, inteligjencës artificiale, biznesit dhe menaxhimit, si dhe zhvillimit të qëndrueshëm, duke u fokusuar në mënyrën se si këto fusha ndërthuren dhe ndikojnë shoqërinë në epokën digjitale.
Konferenca mblodhi së bashku studiues, ekspertë, akademikë dhe përfaqësues të institucioneve universitare nga brenda dhe jashtë vendit, duke krijuar një hapësirë të rëndësishme për shkëmbim të njohurive, diskutim shkencor dhe ndërtim të bashkëpunimeve të reja ndërkombëtare.
Aktiviteti u hap me fjalë përshëndetëse nga përfaqësues të Universitetit POLIS dhe partnerëve të tij, duke vijuar më pas me sesione të ndara tematike, prezantime kërkimore, panele diskutimi dhe bashkëbisedime ndërdisiplinore.
Pjesëmarrja e gjerë e stafit akademik dhe studentëve të POLIS theksoi angazhimin e institucionit për të nxitur kërkimin shkencor, ndërkombëtarizimin dhe përfshirjen aktive të komunitetit universitar në zhvillimet më të fundit teknologjike dhe menaxheriale.
Ky edicion i parë i ICCSM u konceptua si një platformë e re, e cila do të vijojë të rritet në edicionet e ardhshme, duke ndërtuar ura të reja bashkëpunimi ndërmjet dijes, teknologjisë dhe shoqërisë.
Related Posts
Ekspozita Studentore “DAM EXPO 25”
Search
Categories
Popular tags