APLIKIMET PËR STUDIMET KANË FILLUAR!  APLIKO

Ekspozita Studentore “DAM EXPO 25”

DAM EXPO 25
Njoftime

Ekspozita Studentore “DAM EXPO 25”

Të nderuar studentë, pedagogë, profesionistë të fushës dhe miq të Universitetit POLIS,

Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë të merrni pjesë në ekspozitën studentore “DAM EXPO 25”, e cila do të zhvillohet ditën e hënë, më 16 qershor 2025, ora 12:00, në ambientet e MAD Center, Galeria “Gëzim Qendro” pranë Universitetit POLIS.

Kjo ekspozitë përmbledh punën dhe përkushtimin e studentëve të vitit të parë Master në Inxhinieri Ndërtimi, të cilët gjatë zhvillimit të lëndës “Konstruksione Hidroteknike” kanë realizuar një maket të një dige duke përdorur materiale vendi, si dhe një album teknik shoqërues që pasqyron të gjithë procesin e projektimit dhe ndërtimit.

Për të gjithë ata që nuk do të kenë mundësi të marrin pjesë në ditën e hapjes, ekspozita do të mbetet e hapur për vizitorët deri ditën e mërkurë, 18 qershor 2025.

Ju mirëpresim të gjithëve për të vlerësuar nga afër kreativitetin dhe profesionalizmin e këtyre të rinjve të talentuar!