Thirrje për mobilitet, Universiteti Anhalt, Gjermani

Anhalt University
Njoftime

Thirrje për mobilitet, Universiteti Anhalt, Gjermani

UNIVERSITETI POLIS

OFRON BURSË TË PLOTË PËR NJË SEMESTËR NË GJERMANI

Universiteti POLIS, në kuadër të Projektit Erasmus + KA1, u ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e parë të vitit akademik 2023-2024, në Universitetin Anhalt, Gjermani.

Afati i aplikimit, deri në datë 05/05/2023.

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar për bursë në Universitetin Anhalt, të Gjermanisë:

  • Forma e Aplikimit
  • Vërtetim Studenti
  • Listë notash
  • Portofoli i projekteve
  • Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze niveli B2
  • CV në gjuhën angleze
  • Fotokopje pasaporte

Kriteret kryesore të përzgjedhjes:

  • Nota mesatare e studimeve të deritanishme
  • Niveli i njohurive të gjuhës angleze
  • Portofoli i projekteve

Dokumentat e aplikimit dërgohen online në adresën: anisa_gjini@universitetipolis.edu.al

Në këtë thirrje janë të ftuar të aplikojnë studentët e degës Arkitekturë, të viteve 4 dhe 5.

Edhe studentëve të degëve BSc. Art dhe Dizajn dhe Master Dizajn i Aplikuar, u jepet mundësia të realizojnë mobilitetin, por me 0 grant, pra me vetë financim.

Për t’u regjistruar, duhet të plotësoni formularin, të cilin e gjeni në këtë link:

https://forms.gle/qKJagvQMutJhFNDo8 ose mund të regjistroheni nga web-i i Universitetit POLIS.

Shënim:

Në bazë të kritereve të mësipërme, studentët që do të përfitojnë, do të përzgjidhen nga Bordi i përbashkët i Universitetetit POLIS dhe Universitetit ANHALT.

Për më shumë informacion kontaktoni: flora_krasniqi@universitetipolis.edu.al