Zyra e pranimeve

Zyra e pranimeve

Universiteti POLIS, është një platformë arsimore rajonale në territorin e Ballkanit Perëndimor dhe Mesdheun Lindor, që synon krijimin e një gjenerate të re profesionistësh dhe shkencëtarësh me “përgjegjësi sociale”. U_POLIS ofron një “gamë të fokusuar studimesh në Art-Dizajn, Arkitekturë, Planifikim Urban, Studime Mjedisore, Inxhinieri Ndërtimi, Shkenca Kompjuterike, Eficience Energjitike, Mirëmbajtje Rrjetesh Kompjuterike, Administrim Biznesi, Sipërmarrje, Lidership etj. Kategoria e niveleve të studimeve që ofrohet në U_POLIS konsiston në programet profesionale 2-vjeçare, bachelor, programe të intergruara 2-vjeçare, master profesional, master shkencor, programe Doktorature, si dhe kurse pas-universitare të formimit të vazhduar etj.

  1. PRANIMI NË PROGRAMET BACHELOR & PROGRAME TE INTEGRUARA (5-vjecare)

1.1 Kriteret e pranimit

Pranimi kryhet në përputhje me parashikimet e Ligjit 80/2015 dhe Urdhërit të përvitshëm të MASR për pranimet e studentëve, si dhe vendimit përkatës të përvitshëm të Senatit Akademik të Universitetit POLIS. APLIKO KËTU

Shiko këtu listën e programeve Bachelor. 

 Shiko këtu listën e programeve të integruara 5-vjecare. 

Lejohen që të ndjekin studimet në këto programe studimi ata kandidatë që:

Kanë përfunduar me sukses ciklin e arsimit të mesëm dhe që plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar çdo vit me vendim të Këshillit të Ministrave ose zotërojnë një diplomë ekuivalente studimi të fituar jashtë vendit, të njehsuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore.

Janë fitues në konkurimin midis kandidatëve aplikantë brenda kuotave të pranimit të paracaktuara çdo vit nga universiteti, të cilat shpallen në mjediset e dukshme dhe në faqen zyrtare të universitetit dhe në Portalin U-Albania në pëputhje me Udhëzimin e përvitshëm nga MASR.

Plotësojnë kriteret e tjera si vijon:

  • Mesatarja minimale e përcaktuar nga MASR – kriter përjashtues;
  • Mesatarja aritmetike – kriter renditës (me peshë specifike 30%);
  • Test pranimi (me alternativa) – kriter renditës (me peshë specifike 70%).

1.2 Mënyra e regjistrimit

Hapat që duhet të ndiqen për tu regjistruar pranë Universitetit POLIS:

  • Hapi i parë: Pasi kandidati të ketë plotësuar formularin A1/A1Z, mbështetur dhe në zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe eksperiencat e deri tanishme, në muajin korrik të cdo viti duhet të plotësojnë Formularin e Aplikimit në Portalin e Maturës Shtetërore të Rrjetit Akademik Shqiptar (RASH – https://ualbania.al/)
  • Hapi i dytë: Universiteti POLIS në muajin gusht, shpall listën e aplikantëve për çdo program studimi.
  • Hapi i tretë: Po në muajin gusht, Universiteti POLIS shpall listën përfundimtare të fituesve për çdo program studimi.
  • Hapi i katërt: Kandidatët fitues kryejnë regjistrimin përfundimtar në programin e studimit ku janë shpallur fitues duke dorëzuar vetë ose nëpërmjet një personi të autorizuar dokumentacionin e nevojshëm për regjistrim.

1.3 Dokumentacioni për regjistrim

Dokumentacioni i nevojshëm për realizmin e regjistrimit përfundimtar pranë Universitetit POLIS, në zbatim të udhëzimit për pranimet e reja nga MASR është subjekt rishikimi i përvitshëm. Gjithsesi dokumentacioni bazë konsiston në shiko këtu.

  1. PRANIMI NË PROGRAMET MASTER (MSC. & MP)

2.1 Kriteret e pranimit

Në këto programe studimi kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë ata kandidatë që:

  • Kanë përfunduar me sukses studimet përkatëse në një program të ciklit të parë, i cili rezulton i licensuar në momentin e regjistrimit të studentit, dhe akredituar në momentin e diplomimit të tij.
  • Janë diplomuar jashtë vendit në një program të ciklit të parë, të akredituar. Si dhe të ketë kryer njëhsimin e diplomës pranë QSHA-së, brenda afateve të përcaktuara në udhëzimin e përvitshëm të MASR, për pranimet e reja.

2.2 Mënyra e regjistrimit

  • Hapi i parë: Të gjithë kandidatët e interesuar pasi kanë aplikuar në afatet e caktuara pranë Universitetit POLIS, nga departamentet përgjegjëse realizohet shqyrtimi i dosjeve të kandidatëve sipas kritereve të deklaruara cdo vit në MASR.
  • Hapi i dytë: Universiteti POLIS shpall listën e kandidatëve fitues në portalin https://ualbania.al/ për çdo program studimi.
  • Hapi i tretë: Kandidatët fitues kryejnë regjistrimin përfundimtar në programin e studimit ku janë shpallur fitues duke dorëzuar vetë ose nëpërmjet një personi të autorizuar dokumentacionin e nevojshëm për regjistrim.

2.3 Dokumentacioni për regjistrim

Dokumentacioni i nevojshëm për realizmin e regjistrimit përfundimtar në këto programe studimi pranë Universitetit POLIS, në zbatim të udhëzimit për pranimet e reja nga MASR është subjekt rishikimi i përvitshëm. Dokumentacioni bazë konsiston në shiko këtu.

Shiko këtu listën e programeve Master Profesional. 

Shiko këtu listën e programeve Master i Shkencave. 

  1. PRANIMI NË MASTER EKZEKUTIV & DOKTORATURË

Universiteti POLIS në bashkëpunim me Universitetin e Ferrares në Itali, organizon programin e përbashkët të ciklit të tretë, Doktoraturë në Arkitekturë dhe Planifikim Urban. Në përfundimin të këtij programi, studentët pajisen me diplomë të dyfishtë, nga Universiteti POLIS, dhe nga ai i Ferrares.

Për më shumë rreth mënyrës së pranimit, organizimit shiko këtu.

  1. PRANIMI NË KURSET E FORMIMIT TË VAZHDUAR

Universiteti POLIS përves programeve të studimit, për të gjithë personat e interesuar për të thelluar njohuritë dhe për t’u kualifikuar më tej si eksperte në kurse të formimit të vazhduar, tashmë ofron tre të tilla:

  • Vlerësues për tokë bujqësore, tokë pyjore, livadh dhe tokë të pafrutshme.
  • Vlerësues të Pasurive të Paluajtshme Ndërtesë dhe Truall
  • Kursi i Audituesit Energjitik

Programet janë aprovuar/mbështetur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës, dhe Ministria e Arsimit. Në përfundim të kursit, kandidatët marrin certifikatën e programit të formimit të vazhduar, e cila lejon më pas pajisjen e kandidatit me licensën përkatëse.

  1. BURSAT E STUDIMIT

Universiteti POLIS, me qëllim promovimin e cilësisë, nëpërmjet “Bordit të Themeluesve” dhe “Rektoratit” bën të mundur krijimin e disa politikave stimuluese që ndihmojnë studentët e suksesshëm në tarifën e programit të studimit që ata ndjekin. Ku lehtësim është i lidhur ngushtë me cilësinë e studentëve të cilët duhet të kenë dhe vazhdojnë të mbajnë një mesatare të caktuar, që nga momenti i pranimit dhe deri në diplomim.

Për të kuptuar më konkretisht shiko kategoritë e bursave të ofruara ose kontakto: marketim@universitetipolis.edu.al

Për cdo paqartësi na kontaktoni në: 

  • FB @Universiteti POLIS
  • Instagram @polisuniversity 
  • Cel: +355 69 40 88 111/+355 69 40 61 339  (Whatsapp, Viber dhe Messenger).

    Për një të ardhme të sigurt dhe cilësore Ne kujdesemi së bashku!

    Universiteti POLIS – Hapësirë për mendimin!