Trajnime
2025-07-17 12:40Trajnime
Universiteti POLIS, përveç programeve të studimit me kohë të plotë dhe të zgjatura, ofron edhe trajnime/kurse të formimit të vazhduar, të zhvilluara në bashkëpunim me institucione publike dhe të mbështetura nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës apo Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.
Në këtë kuadër, POLIS ofron disa kurse formimi të vazhduar, të listuara si më poshtë të dizajnuara për të ndihmuar profesionistët që të forcojnë aftësitë e tyre dhe të qëndrojnë të përditësuar me kërkesat në zhvillim të tregut të punës. Këto programe mbështesin mësimin gjatë gjithë jetës dhe zhvillimin profesional në fusha të ndryshme me interes kombëtar dhe jo vetëm.
Kursat janë të strukturuara në atë formë, duke kombinuar teorinë me praktikën e drejtpërdrejtë, dhe janë të përshtatura për të plotësuar nevojat e pjesëmarrësve në etapa të ndryshme të karrierës së tyre — nga profesionistët e rinj deri te ekspertët në nivele të larta apo ata që kërkojnë të ndryshojnë drejtimin profesional.
Duke qënë se këto kurse pas përfundimit me sukses të të gjitha krediteve përkatëse janë të certifikuara, jo vetëm që shërbejnë si një avancim personal, por gjithashtu kontribuojnë në fuqizimin e institucioneve dhe organizatave ku pjesëmarrësit e këtyre kurseve janë pjesë.
Formimi i vazhduar është një investim për ndërtimin e një shoqërie më të aftë, më të përshtatshme dhe më të përgatitur për të ardhmen.
Ky kurs i formimit të vazhduar është i hapur për profesionistë që kanë përfunduar studimet master në inxhinieri ndërtimi, mekanike, elektrike, arkitekturë ose inxhinieri mjedisi (me profil energjetik).
Në përfundim të kursit, pjesëmarrësit pajisen me Certifikatë Pjesëmarrjeje, e vlefshme për aplikim për licensën përkatëse.
Për të parë përmbajtjen e kursit, kliko [këtu]
Ky kurs synon të pajisë pjesëmarrësit me njohuri mbi kuadrin ligjor vendor dhe ndërkombëtar për mbrojtjen e mjedisit dhe të drejtave të njeriut, si dhe ndikimin e veprimtarisë publike dhe private në çështjet mjedisore.
Programi përfshin tema si: ndryshimet klimatike, përgjegjësia ligjore e bizneseve, mbrojtja gjyqësore dhe etika në çështjet mjedisore. Në përfundim, pjesëmarrësit pajisen me Certifikatë Pjesëmarrjeje (60 orë / 12 ECTS).
Për të parë përmbajtjen e kursit, kliko [këtu]
Ky kurs i dedikohet specialistëve të fushave të bujqësisë, pyjeve, përpunimit të drurit, ekonomisë dhe agrobiznesit, që synojnë të certifikohen në vlerësimin e tokave bujqësore, pyjore dhe të pafrutshme.
Në përfundim të kursit, pjesëmarrësit pajisen me Certifikatë Pjesëmarrjeje, e vlefshme për aplikim për licensë profesionale.
Për të parë përmbajtjen e kursit, kliko [këtu]
Ky trajnim është i hapur për profesionistë me diplomë master në inxhinieri, arkitekturë ose ekonomi dhe synon përgatitjen e vlerësuesve të pasurive të paluajtshme në përputhje me kërkesat ligjore në fuqi.
Në përfundim të kursit, pjesëmarrësit pajisen me Certifikatë Pjesëmarrjeje, e vlefshme për aplikim për licensim profesional.
Për të parë përmbajtjen e kursit, kliko [këtu]
Ky kurs zhvillohet në përputhje me rregulloren e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe synon përgatitjen e profesionistëve për guidimin turistik në nivel kombëtar.
Programi përfshin 600 orë trajnimi (leksione, praktikë dhe studim i pavarur) dhe përmban module mbi historinë, kulturën, natyrën dhe teknikat e guidimit. Në përfundim, pjesëmarrësit pajisen me Certifikatë “Udhërrëfyes Turistik Kombëtar”.
Për të parë përmbajtjen e kursit, kliko [këtu]
LISTA E DOKUMENTACIONIT TË REGJISTRIMIT NË KURSET E TRAJNIMIT NË U_POLIS
- Diploma Universitare (kopje e noterizuar) *
- Transkripti/ Lista e notave Universitare (kopje e noterizuar) *
- Formulari i aplikimit (i cili plotësohet në POLIS)
2 fotografi, format dokumenti
Dokument Identifikimi (fotokopje e thjeshtë)
CV (Curriculum Vitae)
Mandat Pagesa nga Banka për shlyerjen e Tarifës së Trajnimit.
Nr. i Llogarisë së U_POLIS TIRANA BANK UNIVERSITETI “POLIS” SHPK
IBAN: AL06206111070000115304980100
Numri i llogarisë: 0115-304980-100 CB