Jonida Kushi

Financiere në Zyrën e Financës

JONIDA KUSHI

Administrator i FAD
Kontakt:
jonida_kushi@universitetipolis.edu.al

EDUKIMI

Në vitin 2016 u diplomua në masterin e shkencave Bankë – Financë, në Fakultetin e Biznesit, pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës.
Në vitin 2008 u diplomua në degën e “Ekonomisë së Tregjeve dhe të Ndërmjetësve Financiarë”, në Fakultetin e Shkencave Bankare dhe Financiare, pranë Universitetit Katolik “Sacro Cuore”, Milano, Itali.
Në vitin 2002 përfundoi shkollën e mesme të përgjithshme në gjimnazin “Gjergj Kastrioti”, Durrës.

EKSPERIENCA

Prej vitit 2013 e deri më sot, punon si Financiere në Universitetin POLIS, Tiranë.
Gjatë kësaj periudhe ka patur mundësi të prekë fusha të ndryshme si:

  • menaxhimi i likuiditeteve;
  • monitorimi e raportimi i gjendjes së klienteve/furnitoreve,
  • menaxhimi i operacioneve bankare;
  • menaxhimi e raportimi financiar i projekteve lokale, rajonale e ndërkombëtare;
  • monitorimi i financave dhe raportimet periodike dhe përgatitja e bilancit.

Në vitin 2009 filloi punë pranë Bankës Kombëtare Tregtare (BKT), Tiranë. Aty punoi kryesisht në pozicionin “Teller” dhe për pak kohë në pozicionin “Shërbim klienti”, duke patur kështu mundësinë te punonte si me cash-in ashtu edhe me transfertat bankare e me depozitat. Përvojë pune që i shërbeu që të përvetësonte jo vetëm mënyrat se si të përballej me klientë të ndryshëm, por edhe se se si të punonte në periudha të mbingarkuara duke prioritarizuar, planifikuar dhe manaxhuar ngarkesën e punës me qetësi dhe saktësi.