CEREMONIA E SHPERNDARJES SE DIPLOMAVE

IMG_1794
Njoftime

CEREMONIA E SHPERNDARJES SE DIPLOMAVE

Universiteti POLIS, në datat 23-24 Nëntor, në hollin kryesor zhvilloi ceremonitë e shpërndarjes së diplomave për studentët e vitit akademik 2021-2022 të të tre fakulteteve përkatëse, Fakulteti Arkitekturë dhe Dizajn, Fakulteti Planfikim, Mjedis dhe Menaxhim Urban dhe Fakulteti Kërkim dhe Zhvillim.

Ceremonitë u çelën me fjalën përshëndetëse të Rektorit, Prof. Dr. Besnik Aliaj, përshëndetjet e Dekanëve të Fakulteteve, Dr. Ledian Bregasi, Prof. As. Xhimi Hysa, dhe Dr. Skender Luarasi. Bënë përshëndetjet e tyre dhe dy diplomantet Kejsi Lengu, studente e programit MSc Arkitekturë dhe Dizajn Urban, dhe Orgejda Doda, studente e BSc Shkenca Kompjuterike.

Pa dyshim që momenti më emocionues dhe më i shumëpritur i ceremonisë ishte shpërndarja e diplomave, ku studentët prisnin me padurim të dëgjonin emrin e tyre dhe të merrnin diplomën, të cilën shumë prej tyre do të duan ta vënë në një kornizë dhe ta vendosin në mur, për t’u ndjerë krenarë me veten dhe për të qenë kjo një shtysë për të ecur përpara me hapa më të sigurtë për t’u bërë dikush në të ardhmen. Po të njëjtin emocion shprehën edhe familjarët e tyre që ishin dëshmitarë të një momenti kaq të gëzueshëm për ta.

Në respekt të traditës së krijuar, ceremonia u finalizua me një foto të përbashkët të të gjithë diplomantëve dhe koktejli në kantinën tonë MoTown.

I urojmë SUKSESE të diplomuarve!

POLIS do të jetë gjithmonë shtëpia juaj.

Popular tags