APLIKIMET PËR STUDIMET KANË FILLUAR!  APLIKO

Zyra e Marrëdhënieve Ndërkombëtare

Zyra e Marrëdhënieve Ndërkombëtare

Mirësevini në Zyrën e Çështjeve Ndërkombëtare

Në Universitetin POLIS ne kultivojmë një mjedis akademik të hapur dhe kërkimor — një hapësirë e vërtetë për të menduar, e formësuar nga dialogu dhe bashkëpunimi ndërkombëtar. Zyra e Marrëdhënieve Ndërkombëtare udhëheq këtë mision duke e lidhur POLIS-in me partnerë globalë, programe mobiliteti dhe iniciativa projektuale që zgjerojnë mundësitë për studentët dhe stafin tonë.

Ne jemi krenarë që bëjmë pjesë në Aleancën BAUHAUS4EU, e cila bashkon 10 universitete evropiane të përkushtuara për ndërtimin e një kampusi të përbashkët evropian që promovon inovacionin, qëndrueshmërinë dhe bashkëpunimin ndërdisiplinor. Përveç pjesëmarrjes në aleancë, POLIS ruan partneritete me mbi 20 universitete të tjera evropiane, duke mundësuar shkëmbime aktive, programe të përbashkëta dhe bashkëpunim akademik të qëndrueshëm.

Përmes Erasmus+ dhe kuadrove të tjera të mobilitetit, ne mbështesim studentët dhe stafin në fitimin e përvojës ndërkombëtare, duke nxitë projekte dhe bashkëpunime strategjike që forcojnë prezencën globale të universitetit.

Nëse po kërkoni mundësi mobiliteti, po eksploroni bashkëpunime institucionale, apo po kërkoni partneritete për projekte, zyra jonë është këtu për t’ju udhëhequr dhe mbështetur.