APLIKIMET PËR STUDIMET KANË FILLUAR!  APLIKO

Universiteti POLIS pjesë e Katalogut të njohjes së cilësisë nga AESOP (2019 – 2025)

Screenshot 2026-07-09 at 10.30.08 AM
AESOP

Universiteti POLIS pjesë e Katalogut të njohjes së cilësisë nga AESOP (2019 – 2025)

Universiteti POLIS është përfshirë zyrtarisht në Katalogun e Njohjes së Cilësisë të AESOP (2019 – 2025), duke u rreshtuar ndër programet më cilësore të planifikimit në mbarë Evropën (Faqja 89).

Ky dokument strategjik përmbledh shembujt më të mirë të edukimit në planifikim, duke vlerësuar:

  • Metodat inovative të mësimdhënies të bazuara te studenti.
  • Kurrikulat e ndërthurura me kërkimin shkencor dhe punën praktike në studio (studio-based learning).
  • Ndërkombëtarizimin dhe përgjigjen ndaj sfidave bashkëkohore socio-hapësinore dhe mjedisore.

Ky vlerësim dëshmon angazhimin tonë të vazhdueshëm për të ofruar arsim të standardeve evropiane dhe për të përgatitur profesionistë të aftë për të modeluar të ardhmen e territoreve tona.

Përgëzime të përzemërta stafit akademik dhe studentëve tanë për këtë arritje të rëndësishme!