UNIVERSITETI POLIS OFRON BURSË TË PLOTË PËR NJË SEMESTËR NË ITALI
2025-05-07 8:46UNIVERSITETI POLIS OFRON BURSË TË PLOTË PËR NJË SEMESTËR NË ITALI
Universiteti Polis, në kuadër të Projektit Erasmus+ KA1, u ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e parë të vitit akademik 2025-2026, në Universitetin e Molise, Itali.
Në këtë thirrje janë të ftuar të aplikojnë studentë nga të gjitha profilet.
Afati i aplikimit, deri më datë 31/05/2025.
Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar:
– Formulari i Aplikimit
– Vërtetim Studenti
– Listë notash
– Portofoli i projekteve
– Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze niveli B2
– CV në gjuhën angleze
– Fotokopje pasaporte
Kriteret kryesore të përzgjedhjes:
– Nota mesatare e studimeve të deritanishme
– Niveli i njohurive të gjuhës angleze
– Portofoli i projekteve
Dokumentat e aplikimit dërgohen online në adresën: glejdi_fejza@universitetipolis.edu.al
Për t’u regjistruar, duhet të plotësoni formularin, të cilin e gjeni në këtë link: https://forms.gle/7ooCXCT6eQaSxTXz6
Shënim:
Në bazë të kritereve të mësipërme, studentët që do të përfitojnë, do të përzgjidhen nga Bordi i përbashkët i Universitetit Polis dhe Universitetit Molise.
Për më shumë informacion kontaktoni: glejdi_fejza@universitetipolis.edu.al