UNIVERSITETI POLIS OFRON BURSË TË PLOTË PËR NJË SEMESTËR NË GJERMANI

489776859_1124641023032224_737790480963942999_n
Njoftime

UNIVERSITETI POLIS OFRON BURSË TË PLOTË PËR NJË SEMESTËR NË GJERMANI

Universiteti Polis, në kuadër të Projektit Erasmus+ KA1, u ofron studentëve bursë të plotë për të zhvilluar semestrin e parë të vitit akademik 2025-2026, në Universitetin Bauhaus Weimar në Gjermani.
Në këtë thirrje janë të ftuar të aplikojnë studentët Arkitekturë dhe Planifikim nga viti 3-të e sipër si dhe Master Inxhinieri Ndërtimi.

Afati i aplikimit, deri më datë 30/04/2025.

Dokumentacioni i nevojshëm për të aplikuar:
– Formulari i Aplikimit
– Vërtetim Studenti
– Listë notash
– Portofoli i projekteve
– Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze niveli B2
– CV në gjuhën angleze
– Fotokopje pasaporte

Kriteret kryesore të përzgjedhjes:
– Nota mesatare e studimeve të deritanishme
– Niveli i njohurive të gjuhës angleze
– Portofoli i projekteve

Dokumentat e aplikimit dërgohen online në adresën: glejdi_fejza@universitetipolis.edu.al
Për t’u regjistruar, duhet të plotësoni formularin, të cilin e gjeni në këtë link:
https://forms.gle/MT2bz7kbbZnEjPmP6 ose mund të regjistroheni nga web-i i Universitetit Polis.

Shënim:
Në bazë të kritereve të mësipërme, studentët që do të përfitojnë, do të përzgjidhen nga Bordi i përbashkët i Universitetit Polis dhe Universitetit Bauhaus Weimar.

Për më shumë informacion kontaktoni: glejdi_fejza@universitetipolis.edu.al