Universiteti POLIS në Projektin Evropian BAUHAUS4EU

Bauhaus4EU Katowice
Njoftime

Universiteti POLIS në Projektin Evropian BAUHAUS4EU

Universiteti POLIS mori pjesë në hapjen zyrtare të projektit BAUHAUS4EU, një iniciativë që përfshin bashkëpunimin e 10 universiteteve evropiane nga nëntë shtete të ndryshme për të krijuar një “Universitet Europian” brenda kuadrit të thirrjes Erasmus+ nga Komisioni Evropian. Ceremonia u mbajt më 13 janar në Universitetin e Ekonomisë në Katovicë, Poloni, dhe Universiteti POLIS u përfaqësua nga Rektori, Prof. Dr. Besnik Aliaj. Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë rektorë, nën-rektorë, kancelarë dhe anëtarë të grupeve të projekteve nga universitetet anëtare të Aleancës nga Gjermania, Portugalia, Bullgaria, Franca, Greqia, Shqipëria, Italia dhe Suedia.

Për katër vitet e ardhshme, Aleanca BAUHAUS4EU do të punojë për të krijuar një “kampus” të përbashkët evropian, duke ofruar mundësi arsimore inovative dhe një mobilitet gjithnjë e më të madh për studentët, stafin akademik dhe administrativ nga më shumë se 124,000 studentë dhe 10,000 staf të përfshirë në të. Ky projekt do të zhvillojë një universitet evropian inovativ që do të kontribuojë në kalimin drejt qëndrueshmërisë dhe forcimin e rajoneve evropiane.

Qëllimet kryesore të Bashkëpunimit BAUHAUS4EU janë:

  • Krijimi i një “kampusi” të përbashkët europian me mundësi arsimore inovative dhe një mobilitet gjithnjë e më të madh për të gjitha grupet e synuara, përfshirë anëtarët e komunitetit studentor, stafin akademik dhe atë administrativ.
  • Zhvillimi i një universiteti europian inovativ, i cili do të kontribuojë në kalimin drejt qëndrueshmërisë dhe forcimin e qëndrueshmërisë së rajoneve europiane.
  • Konsolidimi i një institucioni të qytetarëve europianë që promovon përfshirjen, drejtësinë sociale dhe demokracinë liberale.
  • Krijimi i një aleance ndërkombëtarisht tërheqëse me një strukturë të qëndrueshme menaxhimi dhe qeverisjeje të përbashkët, që do të sigurojë një bashkëpunim afatgjatë.

Ky bashkëpunim synon gjithashtu të konsolidojë një institucion të qytetarëve evropianë që promovon përfshirjen, drejtësinë sociale dhe demokracinë liberale. Me një mbështetje financiare prej 14.4 milionë eurosh nga Erasmus+ 2024 për “Universitetet Europiane”, Aleanca është mundësuar të krijojë sinergji që do të ndihmojnë në internacionalizimin e kurikulave, inovacionin arsimor, përfshirjen dhe forcimin e qëndrueshmërisë.