APLIKIMET PËR STUDIMET KANË FILLUAR!  APLIKO

Tirana Planning Week 2026 – “One City, Many Readings: Interpreting Tirana through Urban Planning”

TPW_2026
FPMMUTPW

Tirana Planning Week 2026 – “One City, Many Readings: Interpreting Tirana through Urban Planning”

Universiteti POLIS ka kënaqësinë të njoftojë zhvillimin e Tirana Planning Week 2026, një javë intensive aktivitetesh akademike dhe profesionale që do të zhvillohet nga data 20–30 Prill 2026.

Kjo javë i dedikohet reflektimit mbi qytetin e Tiranës përmes qasjeve të ndryshme të planifikimit urban, duke sjellë së bashku pedagogë, studentë, ekspertë ndërkombëtarë dhe partnerë akademikë në një seri aktivitetesh dinamike.

Programi përfshin:

  • Ceremoninë hapëse dhe prezantime keynote nga ekspertë të fushës
  • Workshope tematike me studentë të të gjitha cikleve, të udhëhequra nga pedagogë vendas dhe ndërkombëtarë
  • Leksione të hapura dhe diskutime mbi zhvillimin urban, mjedisin dhe qytetet inteligjente
  • Ekspozitë të punimeve të realizuara gjatë workshopeve
  • Aktivitete në terren, përfshirë vizita studimore dhe eksperienca praktike
  • Bashkëpunime ndërkombëtare, përfshirë pjesëmarrjen e universiteteve partnere si Université Lumière Lyon 2, Weimar University dhe OsloMet University

Tematikat kryesore të këtij edicioni përfshijnë:

  • Hapësirat publike dhe analiza urbane
  • Morfologjia urbane dhe periferitë
  • Mjedisi urban dhe menaxhimi energjetik
  • Qytetet e qëndrueshme dhe “Net Zero Cities”
  • Mobiliteti dhe e ardhmja e transportit në Tiranë
  • Dizajni i lagjeve të reja dhe zhvillimi urban

Aktivitetet do të zhvillohen në ambientet e Universitetit POLIS, në qytetin e Tiranës, si dhe në lokacione të tjera si Tek Bunkeri Center dhe Parku i Liqenit, duke kulmuar me aktivitete në natyrë në Valbonë.

Tirana Planning Week 2026 synon të krijojë një platformë bashkëpunimi dhe shkëmbimi idesh, duke fuqizuar lidhjen midis edukimit, kërkimit shkencor dhe praktikës profesionale në planifikimin urban.

Të gjithë studentët, pedagogët dhe të interesuarit janë të mirëpritur të bëhen pjesë e kësaj jave të pasur me aktivitete dhe eksperienca.