Tirana Earth Day (TED) në Universitetin POLIS – 22 Prill 2025
2025-04-22 15:13Tirana Earth Day (TED) në Universitetin POLIS – 22 Prill 2025
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Tokës, Fakulteti i Planifikimit, Mjedisit dhe Menaxhimit Urban (FPMMU) organizoi me sukses aktivitetin “Tirana Earth Day (TED)”, i cili u mbajt në ambientet e Universitetit POLIS, në MAD Center.
Aktiviteti mblodhi së bashku studentë, pedagogë dhe profesionistë të fushës, të cilët diskutuan mbi sfidat dhe mundësitë për mbrojtjen e mjedisit urban dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm. Pjesëmarrësit ndanë eksperienca, ide dhe projekte në një atmosferë bashkëpunimi dhe ndërgjegjësimi për çështjet mjedisore.
(Klikoni këtu për të parë agjendën e plotë të aktivitetit.)
Faleminderit të gjithëve që u bënë pjesë e këtij eventi domethënës!