THIRRJE PËR PUNIME – ICBE 2026
2025-12-11 15:03THIRRJE PËR PUNIME – ICBE 2026
Universiteti POLIS, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe Universitetin e Ferrarës (Itali), shpall Thirrjen për Punime për Konferencën e Parë Ndërkombëtare mbi Mjedisin e Ndërtuar – ICBE 2026, e cila do të zhvillohet më 8–9 maj 2026, në ambientet e Universitetit POLIS, Tiranë.
Konferenca synon të mbledhë studiues, kërkues shkencorë, profesionistë të fushës dhe aktorë të industrisë për të ndarë rezultate kërkimore, përvoja dhe zhvillime bashkëkohore në fushat e arkitekturës, urbanistikës, teknologjisë së ndërtimit, materialeve, dhe mjedisit të ndërtuar në përgjithësi.
Arkitekturë e qëndrueshme dhe ndërtesa të gjelbra
Inovacion në teknologjitë dhe materialet e ndërtimit
Teknologji të zgjuara (AI, BIM, GIS), prodhim 3D dhe mjete digjitale
Riciklimi i materialeve dhe ekonomia qarkore
Planifikimi urban, trashëgimia kulturore dhe ndikimi shoqëror
Dizajn energji–efikas dhe i përgjegjshëm ndaj klimës
Reduktimi i riskut nga fatkeqësitë dhe qëndrueshmëria urbane
Teknikat e avancuara të prodhimit në ndërtim
Inxhinieria gjeoteknike, kartografia dhe sistemet gjeografike
Analiza e të dhënave dhe automatizimi në mjedisin e ndërtuar
Dorëzimi i abstrakteve: 24 janar 2026
Njoftimi i pranimit të abstrakteve: 6 shkurt 2026
Dorëzimi i punimit të plotë: 27 mars 2026
Njoftimi i pranimit të punimit: 24 prill 2026
Zhvillimi i konferencës: 8–9 maj 2026
Publikimi i përmbledhjes së punimeve (ISBN): dhjetor 2026
Abstraktet dhe punimet e plota duhet të dorëzohen elektronikisht në adresën zyrtare të konferencës:
[email protected]
Materialet duhet të përgatiten sipas formateve përkatëse të ngarkuara më sipër.
*Tarifa e regjistrimit në konferencë është 50 euro dhe përfshin pjesëmarrjen në sesionet shkencore, materialet e konferencës dhe certifikatën e pjesëmarrjes.