PELMOB
2024-05-03 14:52PELMOB
Mirë se vini në faqen e internetit të Shoqatës për Elektromobilitet të Universitetit POLIS. Shoqata është themelua në kuadër të projektit ERASMUS CBHE: PELMOB – Partneriteti për Promovimin dhe Popullarizimin e Lëvizshmërisë Elektrike përmes Transformimit dhe Modernizimit të Programeve të Studimit në IAL-të e Ballkanit Perëndimorë. Faqja synon të prezantojë aktivitetet e zhvilluara nga Shoqata EM si dhe të promovojë projektin PELMOB. Objektivat e projektit PELMOB janë:
1) Përmirësimi dhe zhvillimi i kurrikulave dhe programeve ekzistuese të studimeve bachelor dhe master në përputhje me kërkesat e Bolonjës dhe standarteve kombëtare të akreditimit duke zbatuar kurse të reja në fushën e lëvizshmërisë elektrike.
2) Formimi i laboratorëve të rinj për lëvizjen elektrike në vendet e Ballkanit Perëndimor.
3) Krijimi dhe organizimi i shoqatave të EM-së, të cilat do të përbëhen nga të gjithë aktorët përkatës (shkolla, kompani publike dhe private, pushteti vendorë, etj.) dhe qytetarët.
Lëvizshmëria elektrike (EM), dhe në përgjithësi lëvizshmëria me karbon të ulët, është një nga objektivat kryesore të politikave të Bashkimit Evropian kushtuar një tranzicioni të gjelbër. Politikat e BE-së janë një promovim i lëvizshmërisë së qëndrueshëm, dhe EM-së në veçanti. Bashkimi Evropian e ka identifikuar prej kohësh EM-në, në kontekstin më të gjerë të lëvizshmërisë së qëndrueshëm, si një nga prioritetet për dekarburizimin e transportit në të gjitha Shtetet Anëtare. Lëvizshmëria elektrike është konsideruar si një tranzicion kyç për të kapërcyer varësinë nga karburantet fosile të sistemeve të transportit të BE-së.
Të gjithë sektorët, përfshirë transportin, do të duhet të kalojnë procesin e dekarburizimin. Prandaj, elektrifikimi i transportit është një hap i pashmangshëm. Për arritjen e këtij qëllimi, me rëndësi të madh është themelimi i Asociacionit për Lëvizshmëri Elektrike përmes projektit PELMOB, në të cilin është pjesëmarrës edhe Universiteti POLIS. Kjo nismë synon të rris ndërgjegjësimin e njerëzve për përfitimet e përdorimit të mënyrave të reja të transportit miqësorë me mjedisin, të cilat çojnë në një mjedis më të pastër, veçanërisht në qytete.
- Shoqata per Promovimin e Elektromobilitetit (APEM)
Një nga qëllimet kryesore të themelimit të Shoqatës për Promovimin e Elektromobilitetit (APEM) në Universitetin POLIS, është promovimi dhe popullarizimi i përdorimit të automjeteve elektrike në trafik. Aktivitetet kryesore të Shoqatës janë të fokusuara në mbajtjen e workshop-eve me qëllim promovimin e elektromobilitetit në komunitetet lokale dhe urbane, pjesëmarrjen në zhvillimin e strategjive zhvillimore dhe nxitjen e elektromobilitetit në nivel vendor dhe rajonal, grumbullimi i fondeve për punë shkencore dhe kërkimore në fushën e elektromobilitetit, dhënia e propozimeve dhe mendimeve në lidhje me modernizimin e kurrikulave etj. Duke marrë parasysh rëndësinë dhe praninë në rritje të elektromobilitetit në botë, ekzistenca dhe puna e Shoqatës paraqet një hap të rëndësishëm përpara në monitorimin e tendencave moderne në zhvillimin e teknologjisë dhe shoqërisë. Qëllimi i Asociacionit është bashkimi i aktorëve të ndryshëm nga sektorë të ndryshëm të shoqërisë, si organizata joqeveritare, njerëz të biznesit, staf akademik, studentë, individë, qytetarë, përfaqësues të autoriteteve lokale dhe të tjerë. I cili do të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e kalimit në transportin elektrik.
- Plan Veprimi i Universitetit POLIS per Shoqatën e Elektromobilitetit
Formulari i aplikimit:
https://forms.gle/6Ev5oaRAk61hRGJt5
- Aktivitetet e shoqatës:
Java e Gjelber 22-26 Prill 2024
Një nga aktivitetet e rëndësishme të Shoqatës do të jetë organizimi i manifestimit të Javës së Gjelbër. Qëllimi i këtij eventi është njohja e publikut me qëllimet e projektit, por edhe ndërgjegjësimi i qytetarëve dhe të gjithë të interesuarve për rëndësinë e elektromobilitetit. Eventi do të zgjasë pesë ditë dhe do të organizohet në javën në të cilën festohet Dita e Tokës (në prill). Në kuadër të këtij evenimenti pesë-ditor, Shoqata EM do të zhvillojë një sërë aktivitetesh dhe seminaresh që do të synojnë t’i ofrojnë si grupeve të synuara, ashtu edhe shoqërisë globale dhe pronarëve të automjeteve elektrike, informacion të kuptueshëm për nevojat e zhvillimit të elektromobilitetit si dhe për ndikimin e favorshëm në mjedis. Projekti synon të rris ndjeshëm ndërgjegjësimin dhe mirëkuptimin e grupeve të synuara për çështjet që lidhen me elektromobilitetin, gjë që do të krijojë kushte të favorshme për përmirësimin e shpejtë të cilësisë së arsimit EM në vendet e Ballkanit Perëndimor.