OMB
2023-04-18 17:22OMB
OBM Observatori i Pellgut të Mesdheut – është një “Qendër e Përbashkët Ekselence” e UNECE, United Nation Economic Commission for Europe pranë Universitetit POLIS dhe insticuionit Co-PLAN me fokus në çeshtje të qëndrueshmërisë dhe reziliencës në fushat e strehimit, planifikimit dhe zhvillimit urban.
Fokusi gjegrafik i OMB-së është tre dimensional: i) Shqipëria; ii) Ballkani Perëndimor; iii) Vendet e rajonit që lagen nga Deti Mesdhe. Observatori synon të përqëndrohet në temat/fushat e sipër-përmendura të studimit që janë me interes të përbashkët si për rajonin i Ballkanit dhe qytetet Mesdhetare, përfshi çështje që kanë të bëjnë ne raportin e tokës/territorit dhe ujin (det, liqen, lumenj).
Ideja kryesore e kësaj njësie kërkimore alternative është të përcaktojë një set strategjik aktivitetesh dhe interesash nëpërmjet të cilave qytetet mesdhetare mund të studiohen si pikëprerje e identiteve të ndryshme ne aspektin e strehimit, planifikimit dhe zhvillimit territorial. OMB përdor termin “multi-modalitet” për të përkufizuar një situatë komplekse (në çeshtje të territorit, arkitekturës, hapësirës publike, urbanizmit, etj.) në të cilën qytetet mesdhetare kanë bashkë-jetuar gjithmonë ne histori, një kombinim i dijes dhe trashëgimisë që përgjatë kohës dhe historisë i kanë dhënë jetë qytetërimit në këtë rajon të Europës. Pjesë e punës së kësaj njësie do të jetë përfshirja më e madhe dhe më aktive e Shqipërisë në rrjetin ekzistues të Pellgut të Mesdheut dhe BE-se, permes nje plani te përbashkët aktivitetetesh me UNECE dhe autoritetet Shqiptare dhe rajonale. Plani i aktiviteteve do të përfshije projekte dhe evente të kërkimit shkencor dhe aplikativ.
OMB është ndërkohë pjesë e njësisë së tretë (Qendra Kërkimore e Qëndrueshmërise) pranë FPMMU, Fakulteti për Planifikim, Mjedis dhe Menaxhim Urban në Universitetin POLIS. Përveç planit të përbashkët të aktiviteteve dhe rrjetit të partnerëve të UNECE, Observatori synon të identifikojë dhe një rrjet partnerësh nga qytete dhe institucione kryesore mesdhetare që operojnë në këtë fushë interesi. Ky rrjet partnerësh strategjike që punon në aktivitetete të shumë-llojshme, ndër-disiplinore, ndër-sektorale mund të shihet edhe si një referencë kryqëzimi identitetesh kulturore dhe profesionale.
Një kontribut specifik që OMB jep për Shqipërinë dhe Italinë, – në kuadër të kërkimit shkencor dhe Programit Ndërkombëtar PhD, program i përbashkët organizuar nga Universiteti POLIS Tiranë dhe DA / Universiteti Ferrares Itali – është edhe organizimi i “workshopit të përvitshem 4 javor” dhe “projektit kërkimor vjetor” fokusuar në axhendën e zhvillimit hapësinor kombëtar dhe rajonal të Shqipërisë si një kontribut për përgatitjen e integrimit të vendit në BE përmes instrumentave të planifikimit të territorit. Puna kërkimore në fjalë është e përmbledhur në një kolanë botimesh që dokumentohet ndër të tjera edhe nga ‘Biblioteka e Kongresit’ në SHBA.
Website: https://ombresearchseries.org/
E-mail: omb_polis@universitetipolis.