Njoftim për pozicion vakant – Asistent i Projekteve

Copia di WE ARE HIRING_20240529_094651_0000
NjoftimePunesim

Njoftim për pozicion vakant – Asistent i Projekteve

NJOFTIM PËR POZICION VAKANT – ASISTENT PROJEKTEVE PRANË UNIVERSITETIT POLIS

Përshkrimi i përgjithshëm i punës;
Asistenti i Projekteve është personi kryesor i kontaktit në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë
me Njësinë e Projekteve pranë Universitetit Polis. Asistentja e Projekteve gjithashtu shërben
si ndërlidhje me drejtuesin e Njësisë së Projekteve si dhe me ekipe të tjera të menaxhimit.
Organizon dhe koordinon projektet me partnerë të huaj apo vendas.

Detyrat kryesore;
– Ndjek zbatimin e kontratave dhe marrëveshjeve të projekteve që institucioni ka me
palë të treta në të gjithë komponentët e përfshirë në këto projekte.
– Merr pjesë aktive në përgatitjen e dokumentacionit për aplikime për projekte të reja.
– Monitoron dhe raporton në mënyrë periodike mbi progresin dhe implementimin e
projekteve.
– Merr pjesë në organizimin e trajnimeve dhe eventeve të lidhura me projektet dhe
është personi i kontaktit me partnerët e huaj apo vendas për projektet.

ASISTENT I PROJEKTEVE

KUALIFIKIMET / KËRKESAT:

– Arsim i Lartë;
– Eksperiencë të mëparshme në ndjekjen dhe zbatimin e projekteve të ndryshme;
-Njohje shumë e mire e gjuhës angleze;
-Aftesi të mira bashkëpunuese dhe punë në grup;
-Aftësi të mira organizative.

DOKUMENTACIONI PËR APLIKIM
Cv (Curriculum Vitae)
Letër intersi
Diploma/Certifikata, (të skanuara)
Kualifikime të tjera, (të skanuara)

LLOJI I POZICIONIT TË PUNËS
Me kohë të plotë

APLIKIMET MUND TË DËRGOHEN NË ADRESËN E MËPOSHTME
E-mail: burime_njerezore@universitetipolis.edu.al
Aplikimi është i hapur deri më datën 15.06.2024, ora 16:30.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.