Njoftim për ditën e parë të shkollës dhe transportin!

WhatsApp Image 2024-10-06 at 1.59.20 PM
Njoftime

Njoftim për ditën e parë të shkollës dhe transportin!

Të dashur POLIS-ianë të rinj,
Njoftim për ditën e parë të shkollës dhe transportin!

Në këtë mesazh po ju drejtohemi për t’ju uruar mirëseardhjen, duke qënë se ditën e Hënë, datë 07 Tetor, do të informoheni mbi vitin e ri akademik, rregullat e universitetit, si dhe me njësi të ndryshme të institucionit e procedura me rëndësi për ju.

Sipas degëve ju jeni organizuar në dy grupe (keni marrë njoftim më vete) ju duhet të jeni në shkollë paradite 09.00-11.30 dhe ne drekë 12.30-15.00 për kryer këtë proçedurë sqaruese e cila ka shumë rëndësi për mbarvajtjen tuaj gjithë universitetin.

Ndërkohë ju informojmë se krahas transportit publik U_POLIS ofron për studentët shërbim alternativ në mengjes, drekë e pasdite me të njëjtën kosto.
Duke qënë se dita e hënë i dedikohet vetëm viteve të para (bazuar në orarin e dërguar nga Sekretaria Mësimore për ditën e parë), më poshtë po ju qartësojmë mënyrën e mbërritjes në shkollë:
——

🎯 #Nisja për grupin e mengjesit do të bëhet në orën 07.15 me itineraret si më poshtë për ato programe të cilët e fillojnë “Orientation Day” në mëngjes:

  • Linja 1 (Qëndra) – nisja nga Sheshi Avni Rustemi / me ndalesa në stacionet e transportit publik / 9 katëshet / Gjimnazi “Sami Frashëri” / Ish-stacioni i trenit / Instituti “Harry T. Fultz” / Pallati i Sportit / ish-shkolla Partisë / Laprakë / Stacioni i Doganës / Mbikalimi Kamëz / U_POLIS
  • #Linja 2 (Unaza e Re) – nisja nga Ish-Shtëpia e Oficerave (sot PD) / me ndalesa në stacionet e transportit publik / Parku Rinia / Ish-Ekspozita “Shqipëria Sot” / Kryqëzimi “Vasil Shanto” / Pallati me shigjeta / Fabrika e bukës (Unaza e Re) / Astir (Unaza e Re) / Stacioni i Doganës / Mbikalimi Kamëz-POLIS

🎯 #Kthimi për grupet e mëngjesit do të bëhet në përfundim të ditës së parë (mbas turit të shkollës) rreth orës 13:00, me Linjën e Qendrës
——

🎯 #Nisja për grupin e drekës (që është më i vogël në numër) do të ketë një autobus me nisje nga Tirana në orën 12:00, sipas këtij itinerari:

  • #Linja 1 (Qëndra), nisja nga Sheshi Avni Rustemi, me ndalesa në stacionet e transportit publik / 9 katëshet / Gjimnazi “Sami Frashëri” / Ish-stacioni i trenit / Instituti “Harry T. Fultz” / Pallati i Sportit, ish-shkolla Partisë / Laprakë / Stacioni i Doganës / Mbikalimi Kamëz – POLIS

🎯 #Kthimi për grupet e drekës do të bëhet në përfundim të ditës së parë (mbas turit të shkollës) rreth orës 17:00, me Linjën e Qendrës
——

Kini parasysh pikat e ndalesave të autobusave POLIS janë të njëjta me ato të transportit publik, dhe për identifikim autobusi mban logon e U_POLIS.

Ky shërbim ka një pagesë 50 lekë/për rrugë.

Mund të përdorni dhe linjën e autobuzëve të Vorës në çdo rast tjeter.

Ju inkurajojmë të përdorni transportin publik dhe shërbimin shtesë të POLIS_Bus për të ardhur në kampus. Për ata që duan të marrin makinat personale është ofruar parkimi përballë godinës 2.

Theksojmë edhe për ata që duan të parkojnë nuk mund të garantojmë parkim për të gjithë, dhe as të ruajmë makinat nga gervishjet apo dëmtime.

🟢 Ju urojmë një fundjavë të këndshme dhe shihemi të hënën në POLIS! Urime dhe sukses në jetën e re universitare. Një hap cilësor në jetën tuaj 👏👏👏